• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Filmimet e Floida Kërpaçit në protestë, policët ndihmuan gruan e gjakosur

Lajme, Të fundit



Ditën e protestës, deputetja e re e LSI-së, Floida Kërpaçi u shfaq në oborrin e parlamentit e gjakosur. Ajo tha se policët e tërhoqën zvarrë, ndërsa përpiqej të ndihmonte një grua të gjakosur në protestë. Floida Kërpaçi tregoi se si ishte prezantuar para policëve si deputete, megjithatë e kishin tërhequr zvarrë. Gjaku i Floida Kërpaçit provokoi irritimin e Monika Kryemadhit, e cila dhimbjen për deputeten e re, e shfaqi me një sulm të fortë ndaj Edi Ramës në sallën e parlamentit.
Lapsi.al siguroi një video të filmuar nga brenda parlamentit, që tregon një grua të shtrirë në tokë dhe të rrethuar nga policët dhe deputetët e rinj të LSI-së, Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Indrit Brahimllari dhe ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Policët në këtë moment të protestës duket që po kujdesen dhe janë duke e ndihmuar gruan e shtrirë në tokë. Madje Indrit Brahimllari dëgjohet duke i bërtitur policit: Merre mor çoje me ambulancë! Deputetët e LSI qëndrojnë në këmbë, ndërsa Floida Kërpaçi po merret me celularin. Dhuna ndaj saj duhet të ketë ndodhur pas momentit që tregohet në videon më poshtë:

Në prononcimin që disa orë pas ngjarjes në Opinion, Floida Kërpaçi u shfaq me dorën e fashuar. Rrëfimin e deputetes për ngjarjen mund të shikoni duke klikuar këtu. Lapsi.al ka zbardhur të plotë kronologjinë e ngjarjes sipas versionit të Floida Kërpaçit, që ç’është e vërteta nuk e bindi Blendi Fevziun.

RREFIMI I FLOIDA KERPACIT PËR DHUNEN E POLICISË
Blendi Fevziu: Ku u përgjakët?
Floida Kërpaçi: Ishte një moment kur u drejtova drejt parlamentit dhe në atë moment gjeta para meje një zonjë që ishte pa ndjenja dhe shkova tek ajo për ta ndihmuar, duke i thënë efektivëve të policisë që të na hapnin rrugën se isha deputete e parlamentit të Shqipërisë.
Blendi Fevziu: I thatë që ishit deputete?
Floida Kërpaçi: I thashë që jam deputete. Jo që nuk pati një reagim nga ata, por më tërhoqën edhe mua në të njëjtën mënyrë siç bënë me zonjën dhe në atë moment nuk kuptova më se çfarë ndodhi, thjesht u mundova që të kaloja dhe të kapërceja të gjithë turmën dhe e gjeta veten të gjakosur duke u munduar t’i jepnim ndihmën zonjës se ajo ishte në gjendje shumë të keqe.
Blendi Fevziu: Kush ju gjakosi?
Floida Kërpaci: Ishin policë që më kapën dhe më tërhoqën.
Blendi Fevziu: Policë që gjakosin një deputet!!! Nuk ndodh!
Floida Kërpaçi: Blendi!
Blendi Fevziu: Them unë nuk ndodh domethënë…
Floida Kërpaçi: Realiteti është që unë jam gjetur e gjakosur. Mund ta shikoni fare mirë në videon më përpara. Bluza ime ishte komplet e gjakosur. Nuk po mundja ta ndaloja presionin derisa fillova ta kontrolloja veten dhe të vija në ndjenja, se situata ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Në atë moment pashë vetëm efektivë të policisë që më tërhiqnin zvarrë mua dhe gruan që ishte para meje për të na shtyrë tej dhe e gjetëm veten në anën tjetër të policisë.©Lapsi.al



4 Comments

  1. A mund te drejtohet nje shtet me adoleshente te tilla si kjo me siper………dhe qe i udheheq nje histerike!!!!!?

  2. po a mund të drejtohet një shtet nga skizofrenë, hajdutë, gënjeshtarë, pa moral, pa fe, pa ide, pa familje ;;;
    …një prerje = kaos = shkatërruesit e përdhosësit e dinjitetit të Shqiptarëve = ata që mezi u japin gishtat …
    …që kanë neveri ti takojnë se veshjet /makinat e tyre kushtojnë më mijra Euro, ata që i katandisën rezidentët e këtij vendi – kancerozë, të ligësht, depresiv nga mungesa e ekonomisë, narkomanë – nuk kemi qenë të involvuar në këtë, të pa-arsimuar, …të varfër…

  3. Kjo bundra genjen per dhunen nga policia ,gjaku ne bluze nuk eshte i saji. Se dora e vrare nuk sherohet brenda nates dhe kjo mbas 24 oreve ka hequr fashon dhe ska asnje shenje. Eshte e gjitha inskenim i bundres me te madhe prej krejtve MONES dhe ktyre bundrave te vogla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *