• |
ide | kryesore

Nga “Star Wars” në “BBC”, Prince Harry interviston Obamën (Video)

Paparazzi, Slider



Nga “Star Wars” në “BBC”, princi britanik Harry befason me angazhimet e tij jashtë detyrimeve mbretërore. Djali i dytë i princit Charles do të shfaqet me një tjetër imazh, në rolin e gazetarit me një të ftuar special, ish-presidentin amerikan Barack Obama.Intervista e realizuar gjatë “Invictus Games”, në shtator, në Toronto, do të shfaqet nga “BBC Radio 4”, më 27 dhjetor.Në rrjet është hedhur një pjesë e intervistës, më saktë momentet para nisjes, të cilat mund të cilësohen dhe si një hedhje-pritje batutash Harry-Obama.Fragmenti i videos nis me ish-presidentin amerikan që pyet se si duhet të flasë, pasi është një folës i avashtë, dhe nëse duhet të përdorte theks britanik. “Gazetari” Harry i thotë me shaka që mos të bëjë pauza të gjata mes përgjigjeve, sepse do të përballet me fytyrën e tij habitëse, të cilën pasi ia tregoi Obama tha se preferon që mos ta shikonte.Harry tha se ndihej i nervozuar për intervistën, por gjithsesi nuk e pranoi ofertën e bashkëbiseduesit për të ndërruar rolet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *