• |
ide | kryesore

Protesta te Kuvendi, policia arreston 6 persona dhe ndjek penalisht 10 deputetë

Lajme, Të fundit



Me një deklaratë të përbashkët, Policia dhe Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 6 protestues, si dhe kanë proceduar penalisht dy të tjerë, lidhur me protestën e opozitës ditën e djeshme.

Po ashtu, blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë proceduar penalisht edhe 10 deputetë të opozitës.

Personat e arrestuar:

  • Renato Xhihani, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
  • Ervis Hajredini, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Igli Hasani, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Fanol Prifti, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
  • Sokol Vuçeta, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
  • Shyqri Proshka, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

  • E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
  • S.L., 52 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Po ashtu, ka filluar procedimi penal për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P., M.K., F.N., E.S., I.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S.

 



1 Comment

  1. Me sa shikohet, akoma vazhdohet me ate avazin e vjeter qe eshte perdorur 27 vitet e fundit.
    Mbledhin simpantizantet neper rrethe, qe presin per nje vend pune, e vijne e bejne deme dhe rremuja ne tirane.!!

    Turp te keni ju qelbesirat, si nga PD po ashtu dhe LSI. Po shkaterroni vendin per karrige dhe pasuri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *