• |
ide | kryesore

Ryan, 6-vjeçari më i paguar në botë në “Youtube” sipas “Forbes”

Paparazzi, Slider



Kur ne ishim 6-vjeç e vetmja gjë që dinim të bënin ishte të luanim e të bënim detyrat e shkollës, por me sa duket ka fëmijë edhe më “ambiciozë” se sa kaq. Ju prezantojmë me Ryan, i cili është vetëm 6-vjeç, dhe nëpërmjet kanalit të tij në youtube, “Rayan ToysReview”, sipas “Forbes”, fiton 11 milion dollarë në vit. Sipas resvistës “Forbes” vitin e kaluar Ryan zinte vendin e tetë si personi më i paguar në botë në youtube. Djaloshi, i cili Fëmija, i cili prodhon videorecension të lojrave, ëmbëlsira e ushqime për fëmijë, filloi aktivitetin e tij në 2015, dhe që atëherë ka arritur të fitojë mbi 10 milionë ndjekës në mbarë botën. Edhe pse ai ishte shumë i suksesshëm që nga fillimi, “karriera” e Ryan u përshpejtua kur një video e disa vezëve gjigande me surprizë u bë virale, me mbi 800 milionë shikime. Që atëherë fëmija është bërë një yll i internetit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *