• |
ide | kryesore

Sekuestrohet 77 kg kanabis në Vlorë, arrestohet në flagrancë një 51-vjeçar

Lajme, Të fundit



Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 77 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe arrestimin e një personi në një operacion të koduar “Ndjekja”.

Kapja e lëndës narkotike ka ndodhur në lagjen ”11 Janari” në hyrje të autostradës Vlorë-Fier. Lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brëndësi të mjetit tip ”Opel”, që drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu, i cili është arrestuar në flagrancë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *