• |
ide | kryesore

Çfarë fsheh vendimi i Ramës për varrezat e reja të ushtarëve grekë

Kryesore



Vendimi i qeverisë shqiptare një javë më parë për të lejuar kërkimet për eshtra ushtarësh grekë dhe më pas ndërtimin e varrezave ngjall dyshime të shumta për dy arsye. Së pari ky vendim nuk është shumë i qartë se ku do të kryhen gërmimet për eshtra ushtarësh grekë të rënë gjatë luftës italo-greke në territoret shqiptare në vitet 1940-1941. Sy dyti ka një precedent të keq në vitin 2004 kur po ndërtohej varreza e parë e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Kujtoni këtu skandalin në fshatin Kosinë të Përmetit. Por le t’i shohim më konkretisht. Në vendimin e fundit qeveria shqiptare nuk përcakton fare se ku do të kryehen këto gërmime të reja, ku do të ndërtohen varrezat e reja dhe sa do të ndërtohen. Aktualisht në Shqipëri janë dy varreza të ushtarëve grekë; njëra ndodhet në Këlcyrë dhe tjetra në fshatin Bularat të Gjirokastrës.  ‘Djalli’ fshihet mes radhëve të atij vendimi, ku thuhet ndër të tjera se ‘për zbatimin e tij ngarkohen Prefektët e qarqeve ku do zhvillohen punimet’. Kjo të le të kuptosh se do të kemi varreza të reja në qarqe të tjera të vendit përveç Gjirokastrës ku janë aktualisht dy të tilla.

Një burim i rezervuar i tha Lapsi.al se do të ketë varrezë me eshtra ushtarësh grekë në qarkun e Korçës dhe me shumë mundësi edhe në qarkun e Vlorës. Mos të harrojmë këtu se për këto dy qarqe Athina zyrtare ka bërë presion vazhdimisht për të ndërtuar varreza ushtarësh  të rënë në luftën kundër forcave italiane që askohe ndodheshin në Shqipëri si pushtues. Vendimi i datës 13 dhjetor i referohet dy vendimeve të mëparshme të qeverisë ‘Berisha’; vendimi i vitit 2010 dhe i vitit 2012. Mediat greke gjatë ditëve të fundit e kanë raportuar me vëmendje të veçantë këtë lajm, duke përmendur ndër të tjera edhe disa zona ku do të kryhen gërmime. Është fjala për Korçën, Pogradecin, Vlorën, Sarandën dhe Gjirokastrën. Por nuk është thënë ende se ku do të ndërtohen varrezat e reja dhe sa do të jenë ato.

Skandali i Kosinës i denoncuar në ‘Fiks Fare’, tregonte se si kryheshin zhvarrime në varrezat e vjetra të fshatit, për t’i marrë eshtrat dhe për t’i llogaritur si ushtarë grekë. Pavarësisht kësaj, varreza e Këlcyrës u ndërtua edhe pse në fillim pa marrëveshje mes shteteve.  Mbetet për t’u parë nëse kësaj radhe do të ketë monitorim më të madh nga shteti shqiptar për këtë proces.

Askush nga qeveria deri më tani nuk ka dhënë më shumë detaje rreth vendimit të datës 13 dhjetor. Kryeministri Rama u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp pak pas zgjedhjes së kryeprokurores së re, por ai e injoroi këtë çështje dhe u largua nga foltorja. Reagimet kundër nuk kanë munguar. Historiani Pëllumb Xhufi thotë se ky vendim i Ramës mbështet tezat greke për të ashtuquajturin ‘Vorio Epir’. Sipas tij për nderimin e ushtarëve do të mjaftonte ndonjë lapidar përkujtimor, por jo varreza të mëdha. Kundër është deklaruar edhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, avokat Spartak Ngjela dhe shumë të tjerë.

Me siguri që ky vendim i qeverisë do vazhdojë të mbetet ‘mister’. Të paktën deri më datë 21 janar, kur Tiranën e viziton ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias. Lëshimi i qeverisë shqiptare për varreza të tjera ushtarësh grekë në vendin tonë, vjen pak ditë pas takimit kokë më kokë në Kretë të ministrave të Jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias. Sidoqoftë edhe rreth atyre bisedimeve ka ende shumë paqartësi se çfarë do të bëhet me paktin detar, ligjin e luftës, çështjen çame dhe shumë probleme të tjera të mbartura mes dy vendeve.

©LAPSI.al 



6 Comments

  1. plotesimet ,meritat , i bene koha ,por faktet tregojne qe padrejtesia eshte loj e bukur e cila fillon duke qeshur dhe perfundon duke qare me humbje dhe llimbje ,uroj te mos e provoje askush por qe garancin ja ka llan ai qe vet e krijoj ,varet llogaria ne kohe kur ja ka caktu caktimi ndryshon vetem me ndjes hak dhe kthimit te meshires se zotit ,ah si spo i kuptojme keto mrekulli qe te fillojme duke qeshur dhe perfundojme duke qeshur permes te drejtes hakut kultures se urtesise ,vlerave mirkuptimit qe garantojne paqen harmonine ,begatine ,e jo te kerkojme nga kjo bote padrejtesine e te mbetemi ne pasiguri deri tek cimi i pacmangeshim i tije ,ah djall sa shum po e zhgenjen dhe fundose ket krijese njerzore pas egos se pushtetit dhe parase

  2. bastardet komunist keshtu shesin shqiperin.ku esht marrveshka me detin.te terit genjyen ,e dijn se nuk u shit,me ramen po iken jo betem deti por ter shteti.

  3. Deri dje te gjitha mediat “qaheshin” se na prishi maredheniet me Greqine. Ja ku jua rregulloi marredheniet se kishit merak. E mbush Shqiperine me varreza ushtaresh pushtues.

    1. Greket nuk ishin pushtues sepse
      1) greqine e sulmoi e para italia se bashku me shqiperine nga teritori shqiptar . Shqiperia ishte e para qe i shpalli lufte greqise , dhe greket ne teritorin shqiptar hyne duke luftuar italianet qe ishin dhe pushtues te shqiperise dhe nuk vrane asnje shqiptar te vetem.
      2) ne perfundim te luftes mbasi fituan me italianet greket u kthyen vete ne kufijte e tyre kuptohet pa zbrazur nje fishek te vetem shqiptatet.
      Nese rama tall trapin me shqiptaret dhe behet zar i erdoganit duke sulmuar greqine si legen kjo nuk dmth qe greket nuk kane te drejte.

  4. marrveshjet ,me veprimet ne terren zbulojn qellimin coptimin e shtetit aktual shqipetare ,mbasi plani grek i kerkeses se vazhdueshme greke per te ashtuquajturin vorio epir ,dhe pranimi i zbatimit te keti plani ne periulla kohore ,njeher pranimin e 35 mije qytetareve grek qe erdhen ne shqiperi ,,si tenitet ,reforma e prones ku me ligj ju grabit toka shqiptareve ,dhe perfituan minoritetet,heqa e akademis se shkencave per te shformuar historine ,politikat e perbashka antishqiptare evropiane ,mos pranimin e shqiptareve ne evrope vecse permes varferise detyrimit dhe imponimit te interesave greke ndaj nesh qe eshte paisja migranteve shqiptare me pasaporta greke e bullgare ,dhe ti kerkojne si etni,,kurse ne keshtu ne si shqiptare nuk ekzistojme me ne ballkan ,kur ne na mohohen te drejtat dhe tjereve u jepen te drejta ndaj nesh ,ju plotesuan emrat e rrugeve greqisht minoritetit grek ,tani kerkojne te ndertojne varre ne cdo rreth ku pretendohet se vetem dy ushtare jan vrare edhe ato kriminel pushtues ,dhe duhet ti nderojme por kerkojne ne cdo rreth te ken varre ,ata tashme ku pretendojne gjoja te bejne kerkime per varreza kan pasur kohen e duhur,per te bere mbushjen me eshtra si fakt ,kurse kerkimi mbetet formalitet ,mbasi ligjerisht akademia shkencave per ti mbrojtur historin nuk ekziston ,kurse formalisht me gazeta dhe medja nuk perfill kush,keta e bene histori pa histori fakte pa fakte,ne elbasan kan vene nje kryq ku pretendojne qe ka qene kishe ,dhe mesaduket aty eshte pika kufitare greqi serbi,sepse ne elbasan kemi nje kishe serbe ,ku na vin serbet cdo vit per te festuar festen e luftareve te shejte ne mbrojtje te shqiptareve,per 100vite kan pasur kohen e mjaftueshme per te pasur agjentura mundesit me mbeshtetje te brendeshme dhe jashteme per te arritur ket moment,dhe bullgaria dhe serbija jo pak i kan shurbyer keti qellimi jo tani por qe nga coptimi pare por si kan lejuar autrohungarezet,,edhe evropa me levizjet e saje eshte kunder shqiptareve perderi sa din historin rrethanat dhe pretendon drejtesi vlera dhe lejon ne mezin e vet hapsira ligjore korrupsioni ne kuriz te shqiptareve e pakta vetem per shkak se cfar u ka bere shqiptareve ti kishte pranuar ne mezin e vet ,pa kushte ,por angazhimi me kushte tregon mbeshtetje dhe implikim te vazhdueshem per ta mbajtur dhe cuar gjendjen shqiptare drejt asgjesimit kombetare ,,tani gjithcka ,perderi sa pronot nuk kthehen ,zhvillim nuk ka zgjillje nuk ka krimeve nuk u ndalet burimi,edhe vetingu nuk eshte i besueshem perderi sa si ka elementet e vlerave barazise dhe pergjegjsise ne formim ky mund te kthehet ne junt ushtarake shtet policore ne gjitha modelet e qeverive aventuriere tranzitore te qellimeve te kapjes,, tani perball mashtrimit 100vjecar tralltis ,agjenturave mafjes ,qe jemi te pushtuar prej njiqin vitesh ,per cdo shqiptare ne gjith hapsiren shqiptare,del detyre ,per te analizuar thelluar dhe menduar qe tu kerkojme dhogari ,ti bejme nje stop ,te gjitheve ,sepse per njeqin vite shkatrrimi varferimi dhe zhytjen ne borxhe ,kriminalizimi ,politikat fillestare te coptimit total me kete vazhdimesi kohore,dhe pranimin e pretendimeve ,greke ,keto flasin qart qe ketu po luhet me e keqa ne mezin ton,keta shkatrruan industrin ushtrin armatimin ,na kan ven ne rresht ,ka ndjeshmeri kombtare nga mbare diaspora ,te mblillen kerkojne llogari 1 evropes per qendrimet dhe heshtjen ndaj veprimeve greke ,se pranimi i nje marrveshje do thot ose pranimin e coptimit ose luft keto pranuan lufte ,te besh lufte do thot te hapesh viktima padrejtesish keta jan me emer te mire lufte,duhet kerkuar llogari ose mbajtjen e nje referendumi kombetare mbarshqiptare ,per te mos lejuar ne asnje menyre ndertimin e varrezave greke ne qytetet shqiptare bile lle amenduar ligjin e pranimit te 35mi grekerve ne vitin 41,deri ne heqen e te drejtes se qeverisjes nga njerez qe amanetin mbi popull nuk e mbajne perpara zotit ashtu sic e ka percaktuar ai,,ketu duhet fillojne nje lufte e ashper rezistence me cdo mjet demokratik per te ekzistuar si komb me te drejtat tona ne trojet tona drejt natyralitetit tone etnik,te drejten sta jep kush sepse e drejta eshte vitaliteti jetes e drejta e verteta ne pergjithesi jane forca e zhvillimit ,jetes ne toke ne pergjithesi dhe shteteve deri tek individi ne vecanti,,ku te gjith ne pergjithesi jemi te varur tek e verteta drejtesia ,dhe me gjallesat permes drejtesise rregullit,,sapo prishet drejtesia prishet rregulli jetes unitetit gjallesave dhe zbrazen dobit nga siperfaqa toket mbi te cilat ne ekzistojme gje qe ben te hapet cdo e keqe ne toke ku te keqen shkatrrimin se pranon askush,ti ndollin ,dhe keshtu e gjith bota ka levizje ne kuptimin dhe permirsimin e kesaje dinamike ,por qe dinamika dobise paqes nuk arrihet pa drejtesin te verteten ,unitetin vlerat ,problematikat po perpiqen ti trajtojne permes korrupsionit por shpejt do binden qe kur zjarri eshte i ndezur nuk e shuan benzina por vetem uji [drejtesia haku]keshtu qe shpejt i vjen rralla drejtesise hakut sepse nuk jemi vetem ne por ne padrejtesi jemi te mberthyer vetem ne ne konflikte interesi jan gjith njerzimi,ku jan ne fazen e funit te mostejkalimit ,ku per rastin tone edhe po te doje greqia se lejon dikush tjeter mbasi ballkanasit kunder nesh bashke me rusine nuk jane me shum se gjith bota por drejtesin e duan te gjith per vete dhe te keqen nuk e pranojne por gjith e kan mbi koke nga cdo pikpamje sikur nje lufte te fillojne po ta llogarisin dhe mblellin numrin ne cope te llojeve te armatimit i takon cdo banore i tokes te vritet me 100fishek me 1 prell tanku me nje dgranat 1min ne cdo 10 vet 1 predh topi ne cdo 7 1 predh avioni ne cdo 100vet 1 prell murtaje ne cdo 100ovet 1 prell topi ne cdo 300vet 1 rrakete ne cdo 300vet nje bombe atomike ne cdo dy dhe nje bombe me hidrogjen ne cdo 3 qytete ,pa llogaritur armet me rreze lazer me fushe elekromagnetike ,dhe supriza te tjera ,i bie ne detaje njerzimi mund te zhduket vec e vec me gjitha kalibrat e armeve jo me gjitha bashke,bota shduket disa here nderkohe qe deshirojne te jetojne mijravjet po ti lere i malli zot,ky ishte nje llogari simbolike vetem duke pare mbi zhvillimin e teknologjise dhe armatimit,mjafton ideja qe garantojne zhdukjen e botes disa here po te perdoren ,,vall a do perdoren ,kur punes i behet sherbimi ajo qe mbillet korret,por duke qene qe gjith duan drejtesin njohin ate por veprojn padrejtesin dhe tu ndoll se pranojne dhe padrejtesin e kostot i kemi prezent ,ngado ne mbar globin ,pacmangeshem qe vet masa me e malle njerzore do kerkojne drejtesin vlerat dhe do perkrahin njeri tjetrin si shenj uniteti force dhe zgjillje ,,ne dinamiken e kuptimit dhe zhvillimit qendron urtesia e zgjilljes problemeve tona ne unitet mendimi dhe veprimi te mos lejome te na cenohen te drejtat korrupsioni padrejtesia nder ne ,por te kerkojme te drejtat me intensitet aktiv brenda formave demokratike me urtesin ne vlersimin e dinamikes se zhvillimeve, ato qe kan ne dore drejtesin hakun kur nuk e mbajne me rregull popullit dhe popujve su lene rrug tjeter vec rezistences dhe vetmbrojtjes ,ky proces jete eshte i hapur per gjith banoret e tokes mes njeri tjetrit per tu bere vlla shok mik i nderuar mirkuptim tolerance falje marrveshje ndihmes paqe harmoni ,por sukseset ne te vine vetem ,permes drejtesise hakut ,kush pretendon per te mohuar te drejten hakun faktet te verteten , ka gabuar rende sepse e verteta eshte e lillur me ekzistencen njerzore ne toke e verteta ligjet e saje jan te unifikuar tek cdo gjallese ligjet e saje dhe sukseset dobit vin vetem baz saje ,cfar pretendoni te sfidoni zotin krijuesin e gjithesise ,po nuk jeni krijues te krijoni zgjillje apo ckrijoni cfar eshte krijuar,ky koment vjen nga padurimi dhe kostot qe kemi mbi shpin tani ,do ngrihen shqiptaret ,per te mbrojtur te drejtat nese po ulin humbjet per brezat nese jo behen demtues te vetes ,por qe padrejtesise zoti nuk i ka caktuar triumf vecse humbje ndeshkim shkatrrim dhe drejtesi shperblim sukses fitore,,kjo eshte garancia qe zoti ka llene,ku cmimi padrejtesise ndalet vetem me ndjese drejtesi hak

  5. I sollen bejleret Si bujqe minoritaret dhe sot kerkojne Vorio-Eprin.I kthyen serbet kishat katolike ne kisha ortodokse ne Kosove dhe sot thone Kosova eshte zemra e Serbise.Neser greket do thone se aty ku jane varret e te renve eshte shpirti I Greqise.Puro tradheti ,dhe te dy palet e politikes jane dakord.Friga se Greqija do bllokoje integrimin e vendit neBE,eshte qesharake.Ne fund te fundit Si thote populli.ZIJA NJI VJET DHE MARRJA PER JETE.TURP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *