• |
ide | kryesore

Eva Longoria në muajin e katërt të shtatëzanisë

Paparazzi, Slider



Ndonëse askush nuk e kishte kuptuar, aktorja Eva Longoria është në muajin e katërt të shatzënisë. Ky është fëmija i parë për 42-vjeçaren, e cila është e martuar me Jose ‘Pepe’ Baston. Ky i fundit aktualisht ka edhe tre fëmijë të tjerë, një vajzë 22-vjeçe që quhet Natalia dhe dy djem binjakë, 14-vjeç. Në fakt, nëse do të kishim qenë të vëmendshëm duhet ta kishim kuptuar që ajo ishte shtazënë. Ndonëse e ka mbajtur të fshehtë, e pranishme disa javë më parë në një mbrëmje të organizuar nga L’Oreal Paris, ajo u pa gjatë gjithë kohës duke duke mbajtur dorën tek barku. Edhe pse kohët e fundit nuk e kemi parë të marrë pjesë në filma, askush nuk e harron rolin e saj në filmin “Shtëpiake të dëshpëruara”. Ylli i ‘Desperate Housewives’ kohë më parë është shprehur se sapo hyri në të 40-at nisi të mendonte seriozisht për një bebush edhe pse ishte e kompletuar me jetën e saj. Longoria dhe Baston celebruan në martesë dashurinë e tyre në maj të 2016-ës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *