• |
ide | kryesore

FOTO/ Gruaja e ish-futbollistit të Milan: Në fillim mu bënë gjunjët copë nga seksi

Sport



Martina Colombari është një emër i njohur në Itali. Ajo është aktore, prezantuese dhe modele e famshme. Prej vitit 2004 është e martuar me futbollistin e Milanit, Billy Costacurta. Në një intervistë për “Il Giorno” ajo ka rrëfyer detaje nga martesa e saj e lumtur dhe mjaft e gjatë për botën e “show-business”.

Colombari përdori edhe një herë batutën e thënë pak vite më parë se “i ishin bërë gjunjët copë duke bërë seks në moket. Tani jemi rregulluar pak sepse kemi vënë parket”. Ajo ka folur edhe për xhelozinë dhe tradhëtinë.

“Shoh se në botën që jetojmë ka shumë presion për seks. Edhe pse e dinë që jam e martuar ka nga ata që ta kërkojnë pa u menduar. Besoj se e njëjta gjë i ndodh edhe burrit tim. Ndaj i kam gjithmonë antenat e ngritura në 360 gradë” – tha ajo. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *