• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi kallëzohet në Prokurori për shpërdorim detyre dhe ushtrim dhune ndaj deputetëve

Lajme, Të fundit



Përpos deklaratave, Partia Demokratike i është përgjigjur kreut të Kuvendit Ruçi edhe me një kallëzim në Prokurori. Akuza që kanë ngritur demokratët ndaj Ruçit është shpërdorimi i detyrës, për pengim të ushtrimit të detyrës dhe per ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD-së.

Ky dencim i PD-së vjen dy ditë pas seancës plenare të trazuar ku mazhoranca vetëm me votat e saj zgjodhi Arta Markun si kryeprokurore të përkohshme nën tymin e flakadanëve të hedhur nga opozita.

Ndërkohë më pherët sot, nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka, referuar deklaratve të Ruçit për dhunën në Kuvend, u shpreh se më parë ka ndodhur që deputetët e opozitës janë vrarë dhe sulmuar fizikisht brenda ambienteve të Parlamentit.

Gramoz Ruci paska deklaruar se dhuna e ushtruar te henen ne Parlament, nuk ka precedente ne 27 vjet. Ne keto 27 vjet ka ndodhur qe deputete te opozites jane vrare dhe sulmuar fizikisht brenda parlamentit.  Por si asnjehere ne keto 27 vjet, kriminelet, vrases, trafikante droge dhe prostitutash, u ngriten ne piedestal si anetare te Parlamentit”, – tha Paloka.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *