• |
ide | kryesore

Gramoz Ruçi në hall, vjedhjen e kartave në parlament e quan “absolutisht normale”

Lajme, Të fundit

Megjithëse renditi para gazetarëve problemet e rënda që pati votimi i Arta Markut në parlament, Gramoz Ruçi e quajti atë “absolutisht normal”. E çuditshme është se ishte vetë Ruçi që ndërsa tregonte incidentet gjatë votimit, ngriti pyetjen: A është normale kjo? A është në rregull? dhe po vetë u përgjigj: “është absolutisht normale”, ndërkohë që kishte folur për vjedhje të kartave të votimit nga të dyja palët në sallën e parlamentit
“Në prezencën në parlament ishin paraqitur për të marrë pjesë në votim 75 deputetë. Muarën pjesë 73 ligjvënës, pra 69 pro, 2 kundër dhe 2 abstenim. Nuk votuan 3 deputetë, se iu kishin marrë kartat. Gjëja groteske ishte që u deklarua në media se kandidatja për prokurore kishte suportin e Ermonela Felaj dhe Ulsi Manja, njëra kryetare komisionit të Sigurisë dhe tjetri i Ligjeve. Këto ishin edhe firmëtarë për ta mbështetur kandidaten për kryeprokurore, por ata nuk votuan. Janë këto dy deputetë që nuk votuan dot. A është normale kjo? A është e rregullt? Që nuk patën mundësi të votonin 3 deputetë. Në këtë situatë, dy deputetë përdorën kartat e dy kolegëve dhe këtë e kanë deklaruar zyrtarisht me shkrim, kanë depozituar në sekretariatin e votmit një deklaratë me shkrim që kemi përdorur këtë kartë se m’u privua e drejta e ushtrimit të kësaj të drejte. Pra votimi është absolutisht normal” u shpreh Ruçi duke këshilluar gazetarët të numërojnë 72 vota pro dhe jo 69 siç ishte rezultati zyrtar i votimit.
Kreu i Kuvendit dënoi dhunën në sallën e kuvendit që sipas tij nuk kishte ndodhur në 27 vjet të goditej kabineti qeveritar dhe drejtuesi i seancës.
“E para, asnjë opozitë nuk ka tentuar që simpatizantët t’i kundërvihen policisë për të uzurpuar parlmentin. E dyta, që deputetët të përdorin violencë dhe mjete të forta drejt kabinetit apo drejtuesit të seancës dhe e treta, nuk janë pënguar asnjëherë deputetët për të votuar, për të ushtruar detyrën e tyre si ligjvënës duke iu rrëmbyer kartat që të mos ushtrojnë të drejtën për të votuar” u shpreh Ruçi, që duket se ka harruar shumë ngjarje dhe dhunë që ka pasur në parlamentin e Shqipërisë jo shumë kohë më larg.


2 Comments

  1. Dhune ne Parlament nuk ka patur asnjehere. Ka patur bilbila, ndonje grusht, ndonje perkedhelje te tulles, ndonje grumbullim apo tubim duke bertitur apo duke share dhe te gjitha keto para vitit 2009 tha znj. Felaj. Gjithe problemi qendron se keta deputete (pa perjashti feje dhe krahine se ide nuk eshte se kane shume asnjeri prej tyre) paguhen nga taksat tona, vjedhin nga taksat tona sa t’iu teket, na genjejne sa mundin dhe kane pafytyresine qe te mundohen te na mbushin mendjen se ajo qe thone ata eshte e verteta e kulluar duke fyer ne maksimum edhe inteligjencen e me injorantit nga shqiptaret Justifikimi se mua m’i vodhen, prandaj po i vjedh eshte kulmi. por delet vetem bar hane dhe prodhojne qumesht dhe qumshti milet dy here ne dite….

  2. krymbave te qenefit negjmije edhe po u dhan ruqi,xhafa,rama MUT thon na dha MJALT.aq te pa tru nga perdorimi i kokaines,kanabisit,ilaqeve qe u jep bashkim coftir sajmir tahiri sa jasteket e griseldes i quajn femi,avionet mushkonja,kanabisin jongj e bare,perdhunimin ne grup i thon dasem,shurres se negjmijes koka kola,brekve te dhjera te xhelilit jastek stalini.pse mos ta bejn kur derr,dele,lop,gica,krymba qenefi,kazan kan popullin.ebveri bar rama lesh me mut negjmije nje miljon qebesirat te lumtur sa edhe po i dhjeu thon na bekoi UDHEHEQESI LEGJENDAR edvin bastard,kokain,shozofren kokpalare rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu