• |
ide | kryesore

Në Spanjë me paratë e personit nën hetim, Apeli i Durrësit rrëzon kërkesën për pezullimin e gjyqtarve

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit Durrës ka refuzuar të pezullojë nga detyra tre gjyqtarë të akuzuar për korrupsion, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjykata e Apelit nuk e ka pranuar kërkesën e Krimeve të Rënda për të pezulluar gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno.

Këta gjyqtarë akuzohen për korrupsion, pasi kanë shkuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen Barcelona-Real Madrid. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta se udhëtimi i tre gjyqtarëve drejt Spanjës është paguar dhe financuar nga një person që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Prokuroria pretendon se nëpërmjet kartës së kreditit të personit nën hetim është paguar hoteli i ku kanë fjetur tre gjyqtarët në Spanjë.

Është vërtetuar nëpërmjet letër-porosisë se hoteli është paguar nga karta e kreditit të një personi që gjyqtarët e kishin në proces gjykimi. Bëhet fjalë për një proces civil dhe tre gjyqtarët kanë marrë vendim pro personit që ka paguar hotelin me kartë krediti.

Krimet e Rënda iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, duke kërkuar pezullimin e zyrtarëve, por ka qenë gjyqtari Luan Haziri që ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, duke mos pranuar pezullimin e tre gjyqtarëve.

 



3 Comments

  1. Hahahahahaaaaaaaa Vetinguuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    Nuk e le ne balt kurva kurven se pastaj i vjen radha . Sa ka per te vuajtur ky popull nga keto kurva.
    Çfare duhet te bejne me shume qe te denohen keto kurva????? Rrofte Vetinguuuuuuuuuuuuuuu

  2. Po per keto TRAFIKANTET gjyqtare qe gjykata na i paska fal ka naj fjale kinezi?! Apo meqe jane sorista duhet lone se ashtu osht i muhabet…. ja qe nuk shqetesohen fare per keto probleme SKANDALOZE te gjoret ambasadore….. skandal eshte shume pak per te thone !
    Po keta vetem skandale kane prodhuar duke fillu qe nga kryetarja e Vettingu-t Genta Bungo Tafa qe i ropi studentet e Juridikut kur ishte pedagoge duke i shitur provimet e deri ke zaptimet e pronave ne qender te Tirones qe kjo FELLIQESIRE ka bo, lene pastaj Ina Ramen te akuzuar zyrtarisht ne raportin e OSBE per pjesmarrje ne puc ne 21 Janar 2011.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *