• |
ide | kryesore

“Po kërcet çizmja” Ironia e Veliajt me situatën e sikletshme të Ramës në parlament

Lajme, Të fundit



Në një takim me gazetarët me rastin e festave të fundvitit, Erion Veliaj ia lejoi vetes një tallje të lehtë për çizmet që i fluturuan mbi kokë Edi Ramës në parlament, nga Monika Kryemadhi. Veliaj i shpjegoi gazetarëve se i shmangte përplasjet me mediat, për të reflektuar sa më pak negativitet në publik, dhe këtu bëri diferencën me atë që ndodh me qeverinë e Ramës dhe opozitën. Aty, u shpreh Veliaj, “po kërcet çizmja”.

“Mendoj që drejtuesi i një institucioni, drejtuesi i një bashkie përcakton humorin e një qyteti. I kam thënë këtyre të bashkisë, nëse do të kemi vetëm përgënjeshtrime e helm, qyteti do të ketë humor të keq. Duam të japim mesazhin që pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht se kërcet çizmja, jeta vazhdon” tha Veliaj, duke rrëmbyer edhe të qeshurat e gazetarëve në bashki.©Lapsi.al



2 Comments

  1. Problemi i ketij MASHTRUESIT te Bashkise eshte se LSI qe ben sikur eshte ne opozite eshte duke e mbajtur ne karrige pa pike turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *