• |
ide | kryesore

Policia greke jep të dhënat: Për vitin 2017 u sekuestruan 16 ton drogë, shumica vinte nga Shqipëria

Lajme, Të fundit
skaf-me-droge-c1200x600.jpg



E ndërsa në Shqipëri flitet se në këtë vit do të mbyllet çështja e kanabisit, policia greke bën me dije se pjesa dërrmuese e 16 tonëve drogë e kapur, vjen nga vendi ynë.  Policia greke ka publikuar të dhënët për sasinë e drogës së konfiskuar gjatë këtij viti.

Këto të dhëna janë bërë publike gjatë djegies së  25 kilogramë heroinë, 27 kg kokainë, 300 kilogramë kanabis dhe 1,200 fidanë kanabisi, në zonën e Beotisë. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i policisë greke, gjeneral leitnant Konstandinos Tsuvalas, e cilësoi vitin 2017 si një vit mjaft të suksesshëm në luftimin e trafikut të drogës. Ai shtoi se se 2018- a do të shpallet si “viti kundër drogës”.

Gjatë 2017-s u sekuestruan gjithsej 16 tonë kanabis, shumica e të cilave kishin hyrë nga Shqipëria, 302 kg heroinë, 220 kg kokainë dhe 50.000 pilula narkotike. Policia trajtoi 12.000 çështje që lidheshin me drogën. U proceduan 17.000 persona, nga të cilët 12.000 u arrestuan.” – u shpreh ai.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *