• |
ide | kryesore

Rreh për vdekje gruan dhe i çon foto shokëve: E vënë nën kontroll…

Planet



Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Rusi ka tronditur gjithë opinionin publikë. Maxim Gribanov ka rrahur gruan e tij Anastasia Ovsiannikova, pasi ajo i kishte kërkuar të ndaheshin. Por nuk mbaron me kaq, pasi 34-vjeçari pas shkelmimeve dhe grushtave të shumtë për disa orë me radhë, e filmoi me të nxirat në trup dhe ia ka dërguar shokëve të tij me përshkrimin “e vënë nën kontroll”. Por 28-vjeçarja edhe pse ishte në gjendje shumë të rëndë me plagë të shumta, gjakderdhje të brendshme dhe disa kocka të thyera, kishte mundur të telefononte shërbimet e emergjencës.


Edhe pse iu ofrua ndihma e parë Anastasia ra në koma dhe ndërroi jetë 6 ditë më pas.
E ndjera ishte viktimë e dhunës prej vitesh por, sipas familjarëve, druhej ta linte bashkëshortin e saj nga frika se si ai mund të reagonte dhunshëm ashtu dhe siç ndodhi.
Gribanov e kishte detyruar atë për të lënë punën e saj në bashkinë e qytetit dhe e kishte kërcënuar babanë dhe vëllain e saj, nëse ata raportonin abuzimet e tij, pasi u përpoqën që të ndalonin dhunën e tij.


Maxim Gribanov u dënua me 15 vite heqje lirie, fillimisht për dhunë dhe më pas për vdekjen e bashkëshortes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *