• |
ide | kryesore

“TMZ” zbulon skicat e fustanit të nusërisë të Meghan Marckle (Foto)

Paparazzi, Slider



Së fundmi u shpall fejesa mes Princ Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle. Gjithashtu u lajmërua se dasma do të bëhet pranverën e ardhshme. Sigurisht që pas këtij lajmi mezi pritet dita e madhe për t’u njohur me çdo detaj madhështor që do të karakterizojë martesën mbretërore. Gjithsesi kuriozitetit të medias nuk mundën t’i shpëtonin skicat e para të mundshme të fustanit së nuses.

Siç raporton “Daily Mail” kandidati më i pëlqyer nga familja mbretërore për të dizenjuar fustanin madhështor është Inbal Dror, një stilist Izraelit.

Skica e parë shkon drejt linjave të ngushta, me një jakë të gjatë, pak e ngritur te shpatullat dhe me dekolte të mbyllur me një dizajn të veçantë që jep idenë e rrudhave. Këto të fundit vihen re edhe në fund të fustanit.

Skica e dytë është pjesa e pasme e po të njëjtit fustan, ku vihet re dizajni i detajuar i shpinës, mjaft i veçantë dhe sexy.

Ndërsa skica e tretë është më e përafërt me linjën mbretërore. Fustani është i fryrë dhe ka detaje të tylit në supe dhe deri te jaka. Përsa i përket dekoltesë ajo ka formë V-je dhe është e mbuluar me delikatesë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *