• |
ide | kryesore

VIDEO/ Dy “legjendat” e NBA pajtohen mes lotësh pas 30 vitesh

F1, Sport



Një pajtim për të rikthyer miqësinë e 30 viteve më parë të lindur në fushat e NBA. Magic Johnson, një simbol i LA Lakers dhe Isiah Thomas, ylli i Pistons ishin kundërshtarë të hidhur në tapet, por jashtë tij miq si vëllezër. Kjo zgjati derisa Magic pranoi se ishte me HIV dhe Isiah nuk miratoi zgjedhjet e jetës së shokut të tij duke mos e fshehur këtë.

Gjithçka pastaj shkoi edhe më keq kur Johnson nuk bëri asgjë për të shmangur përjashtimin e Thomas nga ekipi i “Dream Team” i cili më pas fitoi Olimpiadën e Barcelonës. NBA TV i bashkoi këta dy burra. Ata folën ballë përballë duke u sqaruar. Megjithëse dy burra “të fortë” niuk i kanë mbajtur dot lotët. Pamjet më poshtë flasin vetë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *