• |
ide | kryesore

Ankesa e deputetëve të PS: Na shau Kejdi Mehmetaj, flakadanët i solli Ervin Salianji

Lajme, Të fundit



Nga mandati i parë qeverisës, në atë të dytin, deputetët e Partisë Socialiste kanë kaluar nga një ekstrem në tjetrin. Nëse në mandatin e parë plaste grushti, sa herë që një opozitar ngrihej t’i denonconte të shkuarën nëpër burgje, në mandatin e dytë socialistët janë bërë të ndjeshëm ndaj çdo lloj nuance të dhunës. Në kërkesën që i kanë bërë Gramoz Ruçit për përjashtimin e deputetëve që shkaktuan kaos në parlament, janë renditur në detaje shkeljet e pretenduara. Bien në sy “fjalët fyese ndaj kryeministrit” të Kejdi Mehmetajt, apo flakadanët që futi në parlament Ervin Salianji dhe që “rrezikojnë jetën e njerëzve”.

Lexoni kërkesën e plotë të hartuar nga socialistët

I nderuar zoti Kryetar i Kuvendit,

Ne, nje grup prej shtate deputetesh te Kuvendit, anetare te Grupit Parlamentar te Paiiise Socialiste, te shqetesuar per ngarjet e renda te ndodhura ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise te dates 18.12.2017, nga disa deputete te grupeve parlamentare te Partise Demokratike dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, te cilet:

 

  • perdoren nje gjuhe fyese dhe joparlamentare, si dhe u sollen ne menyre te padenje per funksionin e perfaqesuesit te popullit;
  • penguan zhvillimin normal te seances dhe ndermoren sulme personale ndaj deputeteve te shumices parlamentare dhe anetareve te Keshillit te Ministrave;
  • shkaktuan rremuje gjate zhvillimit te seances;
  • rrembyen me force disa karta votimi te deputeteve te mazhorances dhe per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Emronela Felaj nuk munden te marrin pjese ne votim, pra nuk munden te ushtrojne detyren e tyre publike;
  • perdoren fjalë fyese ndaj Drejtuesit te seances, Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe ndaj deputeteve te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste.

 

Me poshte ju paraqesim konkretisht shkeljet e renda te kryera nga keta deputete, te cilat jane te provuara edhe ne filmimet bashkangjitur kesaj kerkese.

Deputetja Monika Kryemadhi ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit, anetareve te Keshillit te Ministrave dhe punonjesve te sherbimit te seancave.

Deputetja Kryemadhi gjithashtu pervec; fjaleve ka goditur ne drejtim te Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave sende te forta: cizmet qe mbante veshur, shishe uji plastike, dokumentacionin parlamentar i cili u shperndahet deputeteve per zhvillimin e seancave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise deputetja Monika Kryemadhi ka sulmuar fizikisht deputetin Ulsi Manja dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit kartat personale te deputeteve: Ervin Bushati , Em1onela Felaj, Musa Ulqini dhe Ulsi Manja. Per pasoje deputetet Ulsi Manja dhe Em10nela Felaj nuk rnunden te matTin pjese ne procesin e votirnit dhe te ushtrojne detyren e tyre publike.

Deputeti Endrit Brahimllari ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat plenare te Kuvendit, gjithashtu i ka ofenduar me fjale fyese dhe aspak te hijshme per nje perfaqesues te popullit.

Deputeti Endrit Brahimllari ka hedhur shishe uji dhe mjete te tjera te forta qe ndodheshin ne tavolinat e deputeteve ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputetja Kejdi Mehmetaj ka perdorur fjale fyese ndaj Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Ne shkelje te Rregullores se Kuvendit te Shqiperise ka sulmuar fizikisht dhe ka rrembyer me force nga paneli i votimit karten personale te votimit te deputetit Bujar Cela.

Deputeti Ervin Salijanji ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur flakadanet dhe i ka hedhur ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Ervin Salijanji ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit.

Deputeti Endri Hasa ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Me pas ai i ka ndezur dhe ka hedhur tre here flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave. Gjithashtu deputeti Endri Hasa ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikës, t ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesisë brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare të Kuvendit.

Deputeti Flamur Noka ka goditur dhe shtyre punonjësit e Gardes së Republikës, të ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadanë) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te drejtuesit te seances, Kryeministrit dhe anetareve te Keshillit te Ministrave.

Deputeti Bardh Spahia ka goditur dhe shtyre punonjesit e Gardes se Republikes, te ngarkuar me detyren e ruajtjes se rendit dhe qetesise brenda mjediseve ku zhvillohen seancat pleanare te Kuvendit. Ka futur ne menyre te fshehte ne sallen e seancave plenare mjete piroteknike (te llojit flakadane) dhe sende te palejuara dhe me rrezikshmeri te larte per jeten e njerezve. Ka ndezur dhe ka hedhur flakadane ne drejtim te Drejtuesit te Seances, Kryeministrit dhe anetareve tc Kcshillit te Ministrave.

Bazuar ne nenin nr. 65, pika 2 te Rregullores, e paraqesim kete kerkese, me qëllim qe Byroja c Kuvendit te mblidhet per vlercsimin e mases se propozuar prej nesh: “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite”.

Kerkojme mbledhjen e Byrose se Kuvendit per marrjen e mases disiplinore te parashikuar ne nenin 63, shkronja “c;,” te Rregullores “perjashtim nga pjesmarrja ne komisione dhe ne seance plenare deri ne 10 dite” per deputetet:

Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj – anetare te grupit parlamentar te Levizjes Socialite per Integrim

Dhe Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka, Bardh Spahia – anetare te Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *