• |
ide | kryesore

Basha tregon kush i pagoi 500 mijë $ kompanisë amerikane

Lajme, Të fundit



Prej kohësh mazhoranca kërkon nga Partia Demokratike një përgjigje për kontratat e lotimit me një kompani amerikane. Pavarësisht se për këtë çështje PD u dënua nga KQZ me gjobë dhe prokuroria ka nisur verifikimet për këtë çështje, nga selia blu nuk ka pasur një shpjegim të qartë për çështjen duke e konsideruar atë si “të sajuar”.

Për herë të parë në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së Lulzim Basha dha variantin e tij për çështjen.

“Partia Demokratike ka lidhur 2 kontrata me këtë kompani amerikane. Në fillim janë paguar 25 mijë dollarë dhe më pas edhe 100 mijë dollarë të tjerë. Të gjitha këto para kanë qenë të deklaruara dhe të paguara sipas ligjit shqiptar dhe atij amerikan.

Përsa i përket shumës prej 500 mijë dollarësh ajo u pagua përmes një tjetër skeme, edhe ajo totalisht e ligjshme. Paratë nuk janë paguar nga PD, por nga një kompani shqiptaro-amerikane që ka bërë mbledhje fondesh.
A është bërë pagesa për lobimin me kompani turke?

Nuk është e vërtetë. Është trillim për të hequr vëmendjen nga Tahiri dhe skandali për inceneratorët. Zero lidhje. Ai është një mik që kam që nga studimet. Le t’ia çojnë FBI-së, ta hetojë meqë është në Tiranë” – tha Basha. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *