• |
ide | kryesore

Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

1, Ide



Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i ka premtuar me bujë publikut shqiptar arrestimin e peshqve të mëdhej në janarin e ardhshëm.

Por, megjithese pak gjëra dihen realisht për “sekretet” që ata kanë diskutuar në mes tyre, një gjë është e sigurtë, Donald Lu do e ketë shumë të vështirë t’a përmbushë me nder premtimin solemn që ka bërë. Sepse ai sot gjendet në një udhëkryq me vetëm dy rrugëdalje, asnjëra prej të cilave nuk të shpie në destinacionin e treguar prej tij.

E para ështe ajo që ambasadori ka shprehur si formë garancie për krerët e dy partive opozitare shqiptare gjatë takimeve të së mërkurës. Ai ka thënë pak a shumë se Arta Marku nuk do të jetë në rolin e kamikazes ashtu sikurse pretendojnë PD dhe LSI, por do të kryejë vetëm funksionin e një zyrtareje të përkohshme, që nuk bëhet promotorja e tërmeteve të mëdha. Pra me një fjalë, po të besojmë këtë version të fakteve, jo vetëm në janar, por edhe disa kohë më pas nuk priten të vijnë tronditje sizmike nga institucioni i akuzës. Dhe një gjë e tillë i bën deklaratat e Lu-së të ngjashme me ato të Adriatik Llallës, i cili sa herë që dilte në ekran parathoshte hapjen e dosjeve të padëgjuara më parë.

Rruga tjetër, ose versioni i dytë është që, ashtu siç ka premtuar ambasadori Amerikan, prokuroria në drejtimin e Arta Markut, të fillojë që në janar goditjen e të paprekëshmve të deri sotëm. Por një gjë e tillë do të hapte një problem jo të vogël: Sepse ky institucion, që pas seancës së fundit parlamentare, që prej mënyrës se si u bë përzgjedhja e kryesueses së tij dhe që prej shfaqes së turpshme se si u betua ajo, simbolikisht ka marrë një ngjyrim të fortë. Edhe sikur Arta Marku të mos kishte asnjë dorë mbi dosjet edhe sikur ajo të ishte po aq jashtë sa një UFO në zyrën e prokurorit të përgjigjshëm, për të gjithë vartësit e saj mesazhi “emërimit” nga një parti e vetme do të qe i mjaftueshëm. Në një vend si Shqipëria, ku aftësia më e madhe e zyrtarëve është ajo për t’u përshtatur me frymën që diktohet nga pushteti, politizimi do të qe i pashmangshëm. Nga ky paragjykim, nuk do të shmangej dot, çdo lloj çështjeje që do të guxonte të hapte edhe prokurori më i rëndomtë. Nga ky mallkim nuk do të shpëtonte as gjithë reforma në drejtësi, që menjëherë do të njollosej me akuzat e kapjes prej njërës palë.

Për këtë reformë u propogandua për një kohë të gjatë se ajo do të hapte etapën e tretë të drejtësisë në raport me politikën. Nëse faza e parë ishte ajo e viteve ’90-2000, kur pushteti i Berishës president dhe ai i socialistëve të pas ‘97 i shfrytëzuan prokurorët dhe gjykatat për të spastruar rivalët e tyre politikë, nëse faza e dytë ishte ajo e ballancës për të mos dënuar askënd dhe për të krijuar mitin e “të paprekshëmve”, kjo e treta parashihte një përmbysje përfundimktare të rroleve.

Por, po qe se beteja kundër politikanëve të korruptuar do të niste nga një prokurori e drejtuar nga një zonjë e veshur me kostumin e rilindjes gjithçka në vend që të shkonte përpara, mund të rikthehej në pikën zero. Pra mesazhi që do t’i përcillej publikut do të qe ai një sprapsjeje tragjike në kohët më të errta të drejtësisë të komanduar nga Berisha i parë.

Pikërisht në këtë udhëkryq gjendet sot Donald Lu. Nga njëra anë ai do të donte të mbante premtimin për goditjen e peshqve të mëdhej në janar. Ama, nga ana tjetër ai e kupton se nëse kjo ndodh nën suazën e një kryeprokuroreje të rilindjes, çdo gjë do të shkonte për dreq. Prandaj znj. Marku nuk është bekimi, por fataliteti i tij. Ai me të nuk e pjell dot vezën e Artë me të cilën na kishte joshur të tërëve.   

©Lapsi.al



7 Comments

  1. vezen e art jo por mu.in e art po ju ben shqiptarve.dilur enveri barin ushqim jua bemnte,rama leshin e negjmijes e mao LU ce duni dihet.

  2. Oh ne sa gjuhe te huaja ne kemi kenduar dhe kendojme …turqisht,greqisht,italisht,rusisht,frengjisht,anglisht,gjermanisht..mendoj se jane mjaft per te trguar karakterin e ” krenar” qe kemi.Amerika eshte Amerike,ajo te meson stilin e notit por per te notuar do te notosh vehte.Ndoshta nga te gjithe keto gjuhe te huaja qe kendojme mund te na dale ndonje veze struci apo veze krokodili.Bushati psh ben veze peshku mashkullore.

  3. f you wish to be a success in the world, promise everything, deliver nothing. (Nese do qe te kesh sukses ne bote, premto gjithcka e mos realizo asgje). E ka thene N. Bonaparte para 2 shekujsh. Kjo eshte edhe politika e Rames sot, ashtu si edhe e Lu

  4. Donald Lu dhe ajo Vlautina pas tij, nuk kane asnje merak tjeter pervecse te ruajne nje Status quo me nje qetesi te rreme dhe kesisoj ti mburren atyre qe i kane derguar ketu se “Zoterojne situaten”, se “Shqiperia eshte ne rregull”, se “Reformat po vazhdojne’ etj, etj, brrockulla alla-Soros me te cilat politika e sotme eshte e mbytur der ne fyt.
    Atij cifti Guvernatoresh nuk i interesojne protestat se ato i nxjerrin llustran e genjeshtert te “Stabilitetit” ketu.
    Harrojeni se ky cift Guvernatoresh ka hallin e atyre qe derdellisin si papagaj kudo qe shkojne.
    Halli i tyre eshte qe atje ku i kane derguar te mos i prishet rehatia nga problemet shqiptare. Dhe Guvernatoret ate kane bere der sot, hallet e medha te ketushme i kane paraqitur si “Reforma te suksesshme”, si “Ecje drejt rritjes ekonomike” etj, etj.
    Pra nga ky cift Guvernatoresh nuk pritet kurre zgjidhje problemesh.
    Ata jane per fshehje problemesh, qe i siguron rehati per eproret ne vendet e tyre, i siguron dhe fonde per vehte. Si ajo vila p.sh. ne Rolling House me vlere 1.6 milion Euro qe i dhuruan anonimet Vlautinkes (kurse per Lu-ne nuk dihet sa eshte dhuruar, por kuptohet se peshqeshi ka qene me i madh nga po ato donatore )
    Ky cift Guvernatoresh ketu ne Tirane “ka gjetur Ameriken”…

  5. Gjeja qe u harrua eshte SHBA u mor me Rezoluten kundra saj, qe ne VOTUAM KUNDRA SAJ, Ambasadori LU siduket eshte AMBASADOR I RAMES, se nuk harxhoi fare kohe te merej me problemet e vendit te tije, ne mes te nje BETEJE DIPLOMATIKE !? Nuk e di ca pune ben ketu ne Tirane !? Te vendit te tij JO E JO !

  6. “Kthim tragjik ne kohet me te erreta te drejtesise shqiptare te Berishes se pare”, – shkruan Bushati e me kete, i ka shvleresuar te gjitha kritikat e drejta qe ben per situaten e krijuar me zgjedhjen e njeaneshme te kryeprokurores se “perkoheshme”. Jo more zoteri , jo. Sadoqe perpiqesh ti largohesh historise se tragjedise te pakrahasueshme te drejtesise kriminale te diktatures enveriste, behesh qesharak kur kete “tragjedi” kerkon tja veshesh Berishes. Ka vertete elemente te tragjedise edhe periudha post diktatoriale komuniste, por keto elemente mund ti gjesh vetem ne faktin se akoma deri sot, flamurin e opinionberesve e tundin bllokistet e bijte e tyre.. Ajo qe nuk ta ze goja ta thuash, per “tragjiken” ne drejtesi, eshte paradoksi se 26 vjet pas permbysjes se diktatures enveriste, parlamentin shqiptar e drejton Gramoz Ruci, ish ministri i fundit i sigurimit famekeq te asaj diktature. Ajo qe mund te habise cdo shqiptar per qendrimet e ambasadorit Lu, eshte miratimi ne heshtje i Gramozit , Bushatit minister te jashtem apo Xhafaj minister te mbrendshem, perfshire ketu nipin e Spiro Kolekes si kryeminister. Kjo eshte tragjedia shqiptare e jo Berisha qe doli si udheheqes i partise se pare opozitare kunder PPSH-PSSH. “Tragjedi” mund te konsideroje Berishen, vetem “antaresia” e BLLOKUT po jo shumica dermuese e popullit shqiptar qe u persekutua kriminalisht nga ky Bllok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *