• |
ide | kryesore

Bujar Nishani i habitur me votën në OKB: Nuk gjej motiv për rreshtimin kundër SHBA!

Lajme, Të fundit



Ish presidenti Bujar Nishani hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati se vota kundër Shteteve të Bashkuara ishte e njehsuar me atë të Bashkimit Europian. Nishani thotë se nuk ekziston një qëndrim i BE-së duke sjellë shembullin e plot vendeve proamerikane që të paktën abstenuan.
“Ajo që unë nuk gjej dot është motivi i Shqipërisë në këtë rreshtim antiamerikan. Më së pari bien poshtë dy tezat e qarkulluara në mënyrë klandenstine nga media pro qeveritare në Shqipëri.
E para “njehsimi me qëndrimin e BE” dhe e dyta “qëndrimi kundër Presidentit Trump si individ”.
Bashkimi Evropian nuk pati dhe nuk ka asnjë qëndrim të njehsuar dhe deklaruar për vendimin e Qeverisë Amerikane për zhvendosjen e ambasadës së saj. Qëndrimi i BE është zgjidhja mbi bazën e njohjes së dy shtetetve. Të Izraelit dhe Palestinës. SHBA gjithashtu nuk e kanë mohuar egzistencën e dy shteteve. Shqipëria po ashtu ka këtë qëndrim dhe duhet ta mbajë këtë qëndrim ; të zgjidhjes mbi njohjen e të dyja shteteve.
Por Rezoluta nuk kishte të bënte me këtë. Vetë shtete anëtare të BE si Polonia, Cekia, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe Letonia nuk u rrjeshtuan pro kësaj Rezolute” thotë Bujar Nishani, sipas të cilit “ky është një dëmtim shumë i rëndë me vetëdashje i interesave tona strategjike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *