Ndryshe nga sa pritej, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj nuk u duk e penduar kur komentoi për për ofendimet ndaj gazetarit Blendi Fevziu në bisedën me të shoqin, por u shfaq më shumë e shqetësuar për kamerat që fokusuan celularin e saj.
Pas fyerjeve për Fevziun, një gazetar tjetër e ka ftuar në studion e tij dhe është treguar kurioz për atë që ndodhi. Roland Qafoku në emisionin “Debati në Channel One” e pyeti Felajn për mesazhet dhe etiketimin ndaj Fevziut. “Nuk ma merrte mendja kurrë që në vitin 2017 të të përgjonin nga vrima e çelësit”- tha Felaj.
Nga ajo që duket në celular, Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, shajnë gazetarin Blendi Fevziun dhe i thonë “plehrë” për ndërhyrjet gjatë fjalës së deputetes.
E shau Fevziun në Opinion, deputetja e PS-së nuk ka ndërmend të kërkojë falje
Lajme, Të fundit
