• |
ide | kryesore

Familja Kardashian ironizohet në emision, prezantueset tallen me to (FOTO)

Paparazzi, Slider



Së fundmi, ato janë bërë gazi i botës dhe kjo falë dy prezantuesve britanikë, Dawn French dhe Jennifer Saunders, të cilët janë bërë të famshme me emisionin e tyre televiziv “French and Saunders” ku tallen me shumë personazhe të njohur. Në edicionin special të Krishtlindjeve “Karcrashians”, ato vunë në shënjestër familje Kardashian.
Rolin e Kimit e luajti 60-vjeçarja Dawn French, duke u munduar t’i ngjante me flokët e gjata, veshjen dhe të pasmet bombastike. Gjithashtu ajo ishte kujdesur t’i ngjante edhe në fytyrë duke u vizatuar si Kimi dhe duke e imituar edhe me pozicionin e buzëve. Familja Kardashian është imituar dhe ironizuar edhe në edicionin e Krishtlindjeve në 2011 në “Absolutely famous”.
“Është një sëmundje e re e quajtur Kardashian, zemër. Po shpërndahet kudo! Po, njësoj si herpesi. Secila me ato reality-t e veta” është thënë asokohe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *