• |
ide | kryesore

FOTOT/ Imazhet që kanë bërë historinë e “El Clasico”

Sport



E shtuna është dita e “El Classico”-s dhe gjithë bota e futbolli (jo vetëm) do t’i ketë sytë nga “Santiago Bernabeu”, aty ku Real Madrid do të presë Barcelona-n në javën e shtatëmbëdhjetë të kampionatit spanjoll. Lojtarët e Zinedine Zidane do të duhet të bëjnë gjithçka është e mundur për të marrë tri pikët, duke parë se rivalët e tyre historikë kryesojnë La Liga-n me një avantazh prej 11 pikësh kundrejt “Los Blancos”, të cilët kanë një ndeshje më pak për shkak të pjesëmarrjes në Botërorin për Klube.

Kështu, një humbje do të ishte një goditje ndaj shpresave të vendasve për të mbrojtur titullin në La Liga. Barcelona po zhvillon një sezon shumë pozitiv edhe falë mbrojtjes së mirë, me katalanasit që kanë pësuar vetëm shtatë gola në 16 javët e para të kampionatit.

Meritat për këtë i takojnë trajnerit Ernesto Valverde, puna e të cilit e ka bërë Barçën të duket shumë dominuese në këtë sezon pavarësisht mungesës së një zëvendësuesi të vërtetë të Neymar dhe pavarësisht se Luis Suarez po zhvillon sezonin e tij më të keq që nga momenti i transferimit në “Camp Nou”.

Zidane, nga ana tjetër, ka pasur shumë probleme me paraqitjet e skuadrës së tij në sulm. Cristiano Ronaldo ka shënuar vetëm katër gola, ndërsa Bale dhe Benzema nga dy secili. Gjithsesi, Real Madrid do të paraqitet në këtë ndeshje si kampion i botës dhe me katër fitore të marra në katër takimet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Shifra dhe Fakte

– Barcelona ka fituar 20 nga 23 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionatin spanjoll.
– Barcelona ka shënuar të paktën dy gola në 21 nga 23 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat.
– Real Madrid ka realizuar të paktën dy gola në 20 nga 23 ndeshjet e fundit të kampionatit.
– Madrilenët janë të pamposhtur në 30 nga 32 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi.
– Lojtarët e Zidane nuk kanë pësuar gol në 5 nga 7 ndeshjet e fundit të kampionatit.
– Real Madrid ka realizuar të paktën dy gola në 4 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Barcelona-s në të gjitha kompeticionet. /marrë nga telesport/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *