• |
ide | kryesore

Ish-deputetja e PD: Arta Marku do të jetë kryeprokurore për 7 vitet e ardhshme

Lajme, Të fundit



Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda vlerëson maksimalisht integritetin dhe aftësitë profesionale të Kryeprokurores së re, Arta Marku.

Në një intervistë për “Panorama”, Deda shpjegon lidhjen familjare me Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme duke nënvizuar se Arta Marku është investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputetja shpjegon se është në mbështetje maksimale të aksionit të opozitës dhe Partisë Demokratike, por thekson se asnjë drejtues i lartë demokrat nuk ka përfolur anën profesionale të Kryeprokurores së re.

Një gjë duhet të them me bindje, se kryeprokurorja e re Arta Marku nuk është prurja apo investimi politik i Edi Ramës. Arta është një investim dhe përzgjedhje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka kryer shkollime dhe specializime në SHBA në shërbim të formimit të saj profesional dhe duke vlerësuar integritetin e treguar në detyrat që ka mbajtur, edhe është mbështetur nga SHBA në marrjen e kësaj detyre. Jam tërësisht e bindur se Edi Rama nuk përzgjidhte kurrë një njeri, familja e së cilës ishte me bindje të djathta. Por, siç e theksova edhe më sipër, Marku ka qenë përzgjedhja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të formimit dhe integritetit të lartë profesional që ajo ka treguar. Kam bindjen se Arta Marku do të vijojë të jetë Prokurore e Përgjithshme e Shqipërisë në 7 vitet e ardhshme. Brenda pak kohe të ushtrimit të detyrës së saj, Arta ka për të treguar aftësitë e saj profesionale, çfarë do të krijojë bindjen se ajo është njeriu i duhur në krye të organit të akuzës.” – shpreh Deda.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *