• |
ide | kryesore

Një shqiptar nga Kosova humb jetën në Siri

Lajme, Të fundit



Humb jetën një tjetër shtetas i Kosovës në Siri. Mediat kosovare raportojnë se ky person është nga fshati Palabardh i komunës së Gjakovës. Familjarët tashmë janë njoftuar për vdekjen e anëtarit të familjes dhe kanë hapur dyert e mortit.

Nuk dihen rrethanat e vdekjes së këtij qytetari të Kosovës në vendin e Lindjes së Mesme. Nuk është e qartë se kur kishte shkuar në Siri ky shtetas i Kosovës dhe nëse ka qenë pjesë e ndonjë organizate ekstremiste që po lufton atje.

Kujtojmë se dhjetëra kosovarë janë vrarë në Siri deri më tani. Vitin e kaluar, kur ka raportuar para Komisionit për Siguri, ish-ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka thënë se sipas informacioneve që posedonte Ministria, në Siri e Irak janë vrarë 57 qytetarë të Kosovës. Sipas ish-ministrit, në këto dy vende ishin ende 70 kosovarë luftëtarë aktivë si dhe 38 gra e 27 fëmijë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *