• |
ide | kryesore

Reagim i fortë i Trump për votat në OKB/ A ishte një gafë vendimi i Ramës dhe Bushatit?

Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëritën deklaratën e fortë, gati një kërcënim, për 128 vendet që votuan pro rezolutës së Turqisë dhe Jemenit në OKB.
Pas votimit, ambasadorja e SHBA në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley tha se “Amerika do ta vendosë ambasadën në Jeruzalem. Asnjë votë në Kombet e Bashkuara nuk mund ta ndryshojë këtë. Por kjo votë do të bëjë një ndryshim sesi amerikanët e shohin OKB-në, dhe sesi ne i shohim vendet që nuk na respektojnë”. Deklarata e ambasadores Nikki Haley ishte e drejtpërdrejtë për vendet që nuk e respektuan SHBA. Në këtë grup tani përfshihet edhe Shqipëria, me vendimin që mori qeveria për të votuar rezolutën anti-Trump.

Ambasadorja amerikane në OKB falenderoi 65 vende që respektuan vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur ambasadën e saj në Jeruzalem. Të paktë ishin ata që votuan kundër rezolutës, por shumica e vendeve abstenuan duke mos shfaqur asnjë qëndrim armiqësor ndaj Trump. Ndryshe nga këta, Shqipëria iu bashkua vendeve me qëndrimin e prerë duke votuar pro rezolutës dhe kundër amerikanëve.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare nuk u konsultua më herët me forcat e tjera politike. E vetmja deklaratë e Ministrit tonë të Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në parlament, kur ai tha se qëndrimi i Shqipërisë është i njehsuar me atë të vendeve të Bashkimit Europian. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian” u shpreh Bushati.

Por të mërkurën, në një konferencë për mediat, Donald Trump ishte shumë i qartë, gati kërcënues me fjalët e tij për vendet që do të votonin pro rezolutës.
“Për të gjithë ata shtete që përfitojnë nga paratë tona dhe votojnë kundër nesh. Ata marrin qindra miliona dollarë, madje biliona dollar dhe votojnë kundër nesh” tha Trump. “Ne do t’i shënojmë ato vota. Le të votojnë kundër nesh. Do të kursejmë shumë para. Nuk ka rëndësi për ne” tha ai duke lënë të kuptohet se SHBA do të kursehet me ndihmën që i jep vendeve në nevojë.

Nismëtar i rezolutës ka qenë presidenti turk, Taip Rexhep Erdogan, i cili flakë për flakë iu përgjigj kërcënimit të Trump.
“Zoti Trump, nuk mund ta blesh vullnetin demokratik të Truqisë me dollarët e tu” u shpreh Erdogan në një fjalim në Ankara. “Unë shpresoj dhe pres që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kenë rezultatin që shpresojnë nga OKB dhe bota do t’i japë një leksion të mirë Shteteve të Bashkuara” tha Erdogan.
Rezoluta që dënon vendimin e Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jeruzalem, ishte një propozim i Turqisë, në Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik dhe Jemeni, në Grupin Arab në OKB.

Para votimit, Nikki Haley iu drejtua 193 vendeve të OKB-së me një letër ku sqaronte se administrata Trump “thjesht po kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”. Siç duket, me votimin e OKB, Shqipëria për herë të parë në këto 27 vjet, me një vendim shtetëror e mohoi këtë mirënjohje ndaj SHBA.© Lapsi.al



4 Comments

  1. si te votonte qelbesira rama kunder vellaut coftir anadollak erdogan,po i dhe rames 100 gram kokain ta jep linden me zahon be raste krizash mendore,por poi dhe kokain ne pall mete,ose dash peze ta fal zahon,linden,gregorin e anten bashk.

  2. Rama si Gjino te perralla – Si do veje ky halli im? Njera me thote hip se te vrava, tjetra zbrit se te vrava….

  3. pse mo kush na qenka trapi , perendia mja ore se gomarin e nxjer i zoti nga balta rama me kete don qe te largoje usa nga kontrrrolli ndaj tij jo se po i djeg per cifutet shume por mos e bejme gjigand kaq shum usan pavarsisht se ka bere per ne dhe ben po r jo trapi se ai esht sot neser iken ne e kemi dhe ke,i usan aleat por jo trapin me shoke
    dhe keshtu sorosit i hapet drit a jeshile per te vepruar me shum diktaturen e tij ne ballkan

  4. Po cte votoje Bushati me Ramen?, Ku ta kuptoje politiken Amerikane nga shkolla komuniste dhe nga shtypja qe i kane bere Shqiperise.Rama votoi me zemren e gjyshit te vet dhe bindjen e lindjes, dhe nuk ka si ta kuptoje Rezoluten sepse per te nuk ka rendesi Kush ka qene , eshte dhe do jete Amerika, mosmirenjohes ,, dhe frikacak.Nuk krahasohesh dot me te tjeret sepse historia eshte e shkruar….dhe kush nuk meson nga historia… do ta pesoje…Rama :Nuk ka dy rruge…. I ka ndare historia rruget…. Varet cfare zgjedh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *