• |
ide | kryesore

Vota e Shqipërisë në OKB, të gjithë kundër Ramës

Kryesore



Vota e djeshme e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kundër SHBA-së, e cila njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, ka sjell reagime të shumta në vendin tonë. Natyrisht të gjitha janë të shigjetuara kundër kryeministrit Edi Rama, ky vendim i të cilit, vlerësohet si një votë kundër interesit të shqiptarëve.

Presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij. Vota kundër SHBA, thotë Meta, është një qëndrim tërësisht i panevojshëm dhe i pakonsultuar me të më parë.

“Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri më i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla duhet të jenë të mirë koordinuara”, thotë Meta.

Opozita përmes kryetarit Lulzim Basha tha se “duke votuar kundër SHBA, qeveria ka vepruar kundër interesit kombëtar të shqiptarëve.  Interesi i Shqipërisë dhe i kombit shqiptar, deri më sot, janë shërbyer në avancimin e tyre nga një aleat strategjik dhe ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa SHBA-të Kosova sot nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur. Kjo është bindja ime. Pa SHBA-të, Shqipëria nuk do të ishte anëtare e NATO-s”, u shpreh Basha.

Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, vota në OKB e Shqipërisë, ishte një thikë pas shpine e Ramës kundër SHBA-së.

Reagime kundër Ramës kanë ardhur edhe nga jashtë Shqipërisë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u shpreh se “Edhe sikur të ishte vetëm vota e Amerikës kundër kësaj rezolute, e dyta do të ishte e Kosovës, pa marrë parasysh si kanë votuar të tjerët për këtë çështje”.

Federata Panshqiptare VATRA në SHBA ka bërë sot një deklaratë, përmes së cilës dënon vendimin e kryeministrit Rama për votën në OKB kundër SHBA-së. Sipas VATRA-s, ‘ Kjo votë është jo vetëm mosmirënjohje për gjithë mbështetjen amerikane ndaj Shqipërisë përgjatë shtetformimit, e deri më tash, si edhe për rolin vendimtar në krijimin dhe procesin e njohjes së Republikës së Kosovës, por është edhe një mesazh tejet i rrezikshëm për vazhdimësinë e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë”, thotë VATRA.

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar shkurt përmes një deklarate.

‘Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez’, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, vota e djeshme e Shqipërisë nuk është një votë kundër SHBA-së, “por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”.

Reagim për këtë çështje ka bërë edhe kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, i cili thotë se kjo vota kundër SHBA-së i vlen më shumë Erdoganit dhe kjo sipas tij është e shëmtuar.

“Asgjë nuk e justifikon votën e djeshme të Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë”, shprehet Blushi.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, ky votim i vendit tonë është një akt i madh pabesie ndaj SHBA-së.

Ky ishte një akt madhor fondamental antikombëtar i klikës në pushtet. Jeruzalemi i shqiptarëve është Kosova. Ndaj dhe kjo që bëri Edi Rama ishte një akt ekstrem pabesie ndaj një vendi që ne i detyrohemi”, thotë Berisha.

Kundër është shprehur edhe ish-Presidenti Bujar Nishani.

Në mbyllje të votimit në OKB, 128 vende u shprehën pro rezolutës së inicuar nga Turqia dhe Jemeni, 9 kundër dhe 35 abstenuan.  Por ambasadorja e SHBA në OKB tha se do të mbajmë mend çdo votë kundër nesh, ndërsa më herët Donald Trump kishte kërcënuar se do të ndërpriste ndihmat për vendet që votonin kundër SHBA.

I vetmi falenderim që i ka ardhur Shqipërisë për këtë votim kundër SHBA-së, është nga presidenti turk, Erdogan.

Erdogan ka shkruar në Facebook: “E mirëpresim me kënaqësi të madhe mbështetjen që morëm nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për rezolutën historike mbi Al-Quds Al-Sharif. Presim nga administrate e Trump të tërheqë pa vonesa të mëtejshme vendimin e papërshtatshëm, paligjshmëria e të cilit u qartësua nga OKB”.

I vetmi që nuk ka reaguar deri më tani, është Kryeministri Edi Rama. Ndonëse vota e Shqipërisë në OKB kundër SHBA-së mundohet të fashitet pas qëndrimit koherent në vendit tonë karshi rezolutave të OKB-së për këtë çështje apo edhe qëndrimit të vendeve të BE-së, ka dyshime se ka qenë një vendim personal i Ramës, i cili nuk duhet parë i shkëputur nga sulmi në CNN kundër Donald Trump. Sulm që kryeministri shqiptar e bëri për llogari të miliarderit Xhorxh Soros, i cili është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Trump.

©LAPSI.al 



8 Comments

  1. Ka perfunduar si Gjino te Peralle nga e kaluara, nje i thote ‘zbrit’, tjetri i thote ‘hip’, por te dy e kercenojne. NJE GJE ESHTE E SIGURT – RAMA NDODHET NE NJE NGA DITET E TIJ ME TE ZEZA

  2. Po na dhjesin ne breke nga te qeshurat keta sovranistet e terbuar deri para dy ditesh. E sigurt eshte qe edhe rama po dhitet se qeshuri kur i degjon keta te shkretet.

    1. Rrama ka lindur i dhjere o anus, bashke me ty! Sa here qe ben rremujen ky idhulli yt iken jashte shtetit se ka frike ! Ke ndonje gje te thuash. vrime anusi?

  3. I dashur ‘anonymous’ me lart. Mund te jete ashtu, por me dallimin se Rama eshte i dhier si koncept, dmth qe kur ka lindur ndoshta… kurse keta te tjeret u bene rruges

  4. kush te gjith?! Meta dhe Berisha/Basha? Po keta sjan te gjith, keta jan opozita. Keta kundershtojne kot se duhet me gjet dicka me kundershtu. Te ishte dicka normale ajo qe beri Trump do e kishin bere perpara tij qe nga Clinton, Bush e Obama e sdo e kishin len per tek ky trapi. Nejse nje gje eshte e sigurte qe edhe opozita po ta kishte ne dore pro do kishte votuar lere ca duan te vazhdojne popullin dele e bejn gam gam kot

  5. Une e shohe Z Ramen si nje politikan miop dhe inkompetent ne relacionin diplomatik nderkombtare. Qeverija Rama prolongon rrugen enveriste … Thirrje qeverise kosovare ,te distancohet dhe te marre masa ndeshkimore ndaj qverise Rama, per mos rreshtimine qeverise shqiptare me SHBA te dhe njohjen e Jerusalemit si Kryeqender e Izraelit

  6. Disa krimba te mbytur ne llum dhe ne mut sapo ngrohen pak ne procesin dekompozimit fillojne te gjallerohen.
    Po ju pyes ju dhe redaksine e kesaj gazete qe kultivon keta krimba llumi dhe muti:
    Kush perben “te gjthe”, Saliu, Luli, Iliri, Monika, F.Noka, C.Peka, Shkullaku, komentuesit ari dhe llumrat e tjere, apo 128 kombe qe votuan kunder kesaj rezolute!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *