• |
ide | kryesore

Vota kundër SHBA, vjen reagimi i Presidencës: Nuk është qëndrim shtetëror, qeveria nuk na informoi

Lajme, Të fundit



Vota e shqipërisë kundër kundër proporzimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ka sjellë reagime edhe në politikën shqiptare. Pas kritikave të shumta nga opozita për këtë votë, kanë ardhur kritika edhe nga presidenti i republikës së Shqipërisë.

Nga ana e saj qeveria reagoi përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme e cila u shpreh se qëndrimi është i njëjtë me atë të vendeve të BE-së. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, zoti Tedi Blushi, i pyetur nga Panorama mbi votën e djeshme të Shqipërisë kundër SHBA-së tha se:

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar. Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.”

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *