• |
ide | kryesore

Marcelo shpërthen pas humbjes së “El Clasico”: Jeni llastuar keq!

Sport



“Real Madrid mund të jetë kampioni i botës, por kjo nuk do të thotë së ata duhet të fitojnë çdo ndeshje”. Pas humbjes 3-0 së “El Clasico” në Santiago Bernabeu, braziliani tha se suksesi i Realit në vitet e fundit ka qenë përtej pritshmërisë.

“Ju kemi llastuar shumë dhe tani mendoni që duhet gjithmonë vetëm të fitojmë. La Liga është kampionati më i vështirë në botë dhe është i vështirë për tu fituar. Kështu është sporti, njëherë fiton dhe njëherë humb. Ende nuk e kemi humbur. Unë besoj te puna dhe jo te fati. Në pjesën e parë luajtëm mirë, por më pas ndodhën disa episode që na penalizuan. Është e vështirë të luash ndaj Barçës me 11 lojtarë, imagjino pastaj me 10” – tha Marcelo që shprehu besim se sezoni i madrilenëve nuk është mbyllur ende. /lapsi.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *