• |
ide | kryesore

Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

1, 2, Ide



Gabimi më i madh i të gjithë kundërshtarëve të Edi Ramës është se pretendojnë se ai çdo gjë e ka bërë gabim. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë. Një histeri e paimagjinueshme ka shpërthyer që prej të enjtes, kur Shqipëria votoi në OKB rezolutën anti amerikane për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre. Menjëherë Sali Berisha e quajti këtë një akt tradhëtie kombëtare dhe një rikthim në politikat hoxhiste. Presidenti Ilir Meta shkoi edhe më larg, duke hedhur një tis qesharak mbi shtetin dhe i shkroi, Donald Trumpit se vendimi i qeverisë nuk përfaqëson vullnetin e të gjithë shqipëtarëve.

Përpos ekseseve të opozitarëve, nëpër koridoret mediatiko – politike, gëluan gjithfarë teorish konspirative për dominimin sorosian të vendimeve sovrane të Shqipërisë, për pengmarrjen nga Erdogani, që i kishte bërë thirrjeve vendeve të OKB-së të mos shiten “për një grusht parash tek Amerika”, për një konstante anti amerikane të neobllokmenit Edi Rama, që kur ai është bërë kryeministër.

Gati me ekzaltim zëra opozitarë e shikuan këtë akt si një mosmirnjohje spektakolare ndaj hiperfuqisë që na kishte çliruar Kosovën dhe që kishte qenë sponsorja kryesore e pranimit të vendit në NATO. Dhe sikur të mos mjaftonin këto akuza për tradhëti, ato shoqëroheshin me deklaratat e forta që u bënë në Uashington. Me një arrogancë përej miliarderi delirant Donald Trump fshikulloi ato shtete që mernin paratë e Amerikës dhe votonin kundër saj, ndërsa ambasadorja e tij në OKB, Nikki Haley, tha se ShBA i kishte mbajtur shënim shtetet disidente duke shtuar se vendi i saj nuk do t’a harronte kurrë këtë tentativë për turpërim.

Pas këtyre citimeve të përmenduara dhe të ripërmendura disa herë fshihej gati gati ngazëllimi se tani, hakmarrja e hiperfuqisë së vetme të botës do të binte edhe mbi kryeministrin e një vendi liliput prej 3 milion banorësh.

Dhe mes gjithë kësaj zhurme dhe rokopuje që më tepër ka ngjyrat e një beteje lokale kundër Edi Ramës, sesa një përpjekje për të kuptuar të vërtetën harrohen të bëhen disa pyetje të thjeshta:

Pse qenkërka anti kombëtare të votosh njësoj si Anxhela Merkel, Emanuel Macron apo Teresa May?

Pse qenkërka blasfemi të bësh të njëjtën zgjedhje që bëjnë prej 19 vitesh presidentë si Klionton, Bush dhe Obama për të mos njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit ?

Pse 9 nga 11 ambasadorët që ShBA ka pasur në këtë shtet e kanë dënuar “Jerusalem Embassy Act” të Trump? Mos vallë edhe ata qenkan tradhëtarë të Amerikës më shumë se kryeministi ynë?

Pse qenkërka mëkat të renditesh mes plot 128 vendeve të OKB-së (nga 193 që janë gjithsej)?

Pse qenkërka herezi t’i përmbahesh qëndrimeve tradicionale në Kombet e Bashkuara (madje për vite me radhë edhe nga Amerika) për të mos e njohur qytetin trefish të shenjtë, si kryeqendrën e asnjërës prej palëve në konflikt?

Në të gjithë këtë debat duhet përmendur thënia e një ambasadori, vendi aleat të Amerikës, që deklaroi në OKB, se në këtë organizatë votohet për parime dhe jo për pazare dhe se do të qe jo serioze për sejcilin shtet që ka votuar “A” për vite me radhë, të votonte “B” vetëm se papritmas ShBA ndryshoi qëndrim.

Në këtë rast, po të kishte proceduar kështu, Shqipëria do të renditej si një vend qesharak, përkrah ishujve Marshall, Palaos, Naurusë dhe Togos. Në këtë rast ne do të kishim mundësinë të qeshnim dhe të talleshim me Edi Ramën si një politikan servil që thyen të gjitha traditat e qëndrimeve të mëparshme. Ne do të gajaseshim me të njësoj siç bëmë me rendjen e tij për t’a kapur kamerat me Trumpin në samitin e fundit të NATO-s në Bruksel. Ne do të kishim të gjithë të drejtën e botës t’a ironizonim si një kryeministër të korruptuar, të kapur nga krimi dhe droga, i cili zvarritej deri në bythëlëpirje poshtë shtetit më të fuqishëm në botë, për të zgjidhur hallet e veta.

Për fatin tonë të mirë Edi Rama nuk veproi kështu.

Natyrisht, askush nuk mund të vërë bast se ai e bëri këtë për qëllime idealiste, parimore, apo për një sens të theksuar ndaj të drejtës. Edi Rama që ne njohim nuk është i tillë dhe ai nuk mund të sublimohet vetëm për një rast të veçantë.

Por, e vërteta është se cilat do nga teoritë konspirative që gëlojnë të jenë të besueshme, cilat do të kenë qenë shtysat, qoftë Sorosi, qoftë Erdogani apo qoftë Brukseli, ato përkojnë, në këtë rast, me një votim që i bën nder këtij vendi. Midis imazhit të një shteti lake dhe renditjes përkrah përfaqësuesve të popullsisë më të madhe të globit, Shqipëria u reshtua denjësisht në grupimin e dytë.

Ndoshta dhe për këtë, ky vendim, do të mbahet mend si një nga anët pozitive të qeverisjes më shumë sesa problematike të Edi Ramës.

Prandaj, nxitimi për ta shitur këtë histori me ekzaltimin e një sheri banal të Ramës me Trumpin është jo vetëm i gënjeshtërt por edhe dritëshkurtër.

Ai është krejt i ngjashëm me histerinë fallco që u krijua që prej fitores të këtij ndërtuesi miliarder në zgjdhejet e ShBA. Që prej asaj kohe opozita në disa raste ka përkundur idenë se përmbysja e establishmentit sorosian përtej Atlantikut do të shoqërohej me një ndryshim radikal edhe në Tiranë. Me këtë tezë ajo dështoi në qershorin e shkuar. Por me sa duket pësimi nuk i është bërë mësim. Ajo edhe njëherë po tregon se është e gatshme të braktisë parimin, për të kapur okazionin rastësor. Ajo po dëshmon se e ka të vështirë ta mundë Ramën në fushën reale të betejës dhe prandaj këkon kauza të shpikura.

Sepse Edi Rama nuk mund të akuzohet për tradhëti ndaj Amerikës. As për shitje të interesave të shqiptarëve me vendin e madh. Ky është një nga rastet e pakta që ai është rreshtuar në anën e drejtë të historisë. Përkrah me qëndrimet e djeshme të Klintonit, Bushit e Obamës. Përkrah me qëndrimet e sotme të Francës, Gjermanisë dhe Anglisë.

Prandaj ai nuk mund të kryqëzohet në Jeruzalem. Sepse historia shpesh n’a ka mësuar se sulme të tilla vetëm të ringjallin politikisht.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. bushat shko lepi bythen rames se ende kan ngalur ce rreshke pasi ja beri erdogan.mu ne momentet qe per kombin kritike quhen bushati i del ne ndihm rames.bushatlit e komunistet kan nji te perbashket :pabesin,tradhetin.bravo andi merkel nji qenef te erdogan ka per dhurat per ty e qelbin rama.

  2. Gjërat nuk janë bardhë e zi, aq më pak në marrëdhëniet ndërkombëtare: përveç pro dhe kundër ka edhe abstenim ose mungesë në votim.

  3. Bravo ari kari se ti je fytyra e vertete e gamorit dhe i ngjan me teper se kushdo anal istave qadrista qe per fat te mire nuk po i ndjek me askush .

    1. ANONIMUS UN E DIJ QE TI QENEFIN NEGJMIJE KU DHJEJN TER MONSTRAT E PASTRON;POR QFARE TU DASHT DHE MUTI ERDOGAN E ATYRE TE JEMENIT.MOS VALL VUQIQ,FRROKET,ROSHI,NDOKET,RUQI,XHAFA,RAMA KAN MUT JO ME KUALITET.75 VITE NE NJI QENEF HAN E KURR NUK NGOPE BARKUN,TASH KE KALU NE AT TE TURKUT.vetem nji rrac bastardesh,kokpalaresh,kopila stalini jan stoik si ti.bar hani,lesh negjmije e GURUN QELBESIR RAMA MBNANI. RIDHJERJE

  4. Ne fakt sulmet ndaj Rames jane sulme kunder Lu. Tani Lusë(apo Luit) i eshte dhene shah. Duhet te luaje mbretin….. Rama eshte vec nje ushtar i vockel i rrokades qe mund t’i pengoje apo lejoje shahun Mbretit Lu. I dhjeri i Madh eshte Lu, jo Rama

  5. Bushat ke bere nje analize bardhe e zi. Ndoshta votimi kunder rezolutes mund te dukej si nje servilizem i tepruar, megjithse borxhi per Kosoven na detyron t,u jemi mirenjohes SHBA-ve deri ne perulje. Po nuk na shpjegon Bushat cfare do te demtonte Shqiperine nje qendrim abstenues ndaj kesaj rezolute qe u mbajt nga 35 + 21 , pra 76 shtete deri dhe anetare te BE? Prirja per t’u perpjekur per te qene kundra rrymes nuk t’i ben analizat gjithnje interesante.

    1. Është e pa precedentë mënyra juaj e ekspozesë. Ju zotëri qofshi i nderuar nëse jeni duhet të kuptoni një gjë : vota është personale. Në kushtet e sotme ku ndodhet vëndi ynë një votim asnjëanës do ishte tepër e zgjuar dhe dipllomatike. Jo të gjithë janë idiotër dhe nuk kuptojnë përdredhjet e tua.

  6. Është e pa precedentë mënyra juaj e ekspozesë. Ju zotëri qofshi i nderuar nëse jeni duhet të kuptoni një gjë : vota është personale. Në kushtet e sotme ku ndodhet vëndi ynë një votim asnjëanës do ishte tepër e zgjuar dhe dipllomatike. Jo të gjithë janë idiotër dhe nuk kuptojnë përdredhjet e tua.

  7. Bushati ke rrjedhur nga trute. U bere legen i Rames kur ishte pika me kritike ne reportet me Sh.B.A.
    E vetmja mudesi eshte nese dhe juve jeni komunist musulman.

  8. po si spjegohet more bushat qe senatoret si republikane dhe demokrate kane qene per 12 vite pro kesaj rezolute. Trampi vuri ne zbatim ate qe nuk e bene paraardhesit vecanerisht obama qe e beri corbe lindjen e mesme dhe qelbi Europen te gjithe. Apo priten sa te vije Trampi. Ka ardhur koha qe ky burre guximtar te krijoje paqen ne ate rajon me dy shtehate me vete perfundimisht larg problematikave shekullore ashtu si presidenti Willson me shtatoren mes Tiranes vendosi ate qe duhej per vendin tone.
    E dyta Anglia,Gjermania ,Franca e disa te tjera i kane hequr me kohe patericat dhe ecin vete. Te din mire si ka ecur shqiperia me shekuj .mes ujqerve. ti din dhe cfare ka bere Amerika per vendin tone dhe cfare ka ndermend te beje, Si Rama ashtu dhe ti duhej te abstenoje minimumi per botimin e ketij artikulli. ps

  9. Bushati ben nje analize ku çalon ne nje pike dhe ben nje autogol me dashje ne nje pike tjeter dhe ne fund e mbyll me nje argument qesharak.
    Analiza e Bushatit kerkon te na mbushi mendjen se Rama ka te drejte ne voten qe dha ne OKB, pa sqaruar arsyen se perse nevojitej ky vendim!
    Se dyti na tregon se kundershtaret politik te Rames gabojne kur kritikojne Ramen ne gjithçka qe ben. Dmth Rama benka edhe gjera te mira sipas Bushatit!
    Ne fund Bushati sugjeron se opozita meqenese eshte e paafte te mundi Ramen e lidhur me Balilajt, Ndokerat, Lu & Vllahutin, te heqe dore me koonspiracionet e Sorosit. E kush thote kete, nje kelysh blloku qe ka 20 vjet qe joshet e ngopet familjarisht me dollaret e fondacionit pervers Soros..

  10. E thjeshte fare Bushat. Keto shtete qe ti permend jane partnere te SHBA-ve. Ne ne te pakten 50 per qind jemi produkt i tyre.

  11. GJERMANIA E MERKELIT QE MBUSHI EVROPEN ME ISLAMIKE NUK SHPETOI KOSOVEN NGA MILLOSHEVIQI O NIPCJA E HYSNI KAPOS, ANDI BUSHATI,

    perkundrazi:

    Kaskat Blu te BE-se dhe kryesisht ato hollandeze ne Srebrenice benin sehir dhe hanin dreke me konservat e tyre kur xhelatet e Arkanit dhe te Karaxhiqit para syve te tyre therren me hanxhare dhe thika mbi 20 mije boshnjake myslimane te pafajshem. Kur e pyeten gazetarin komandantin e Kaskave Blu te BE-se pse nuk nderhyri ai thjeshte u pergjegj:

    NUK KISHA URDHER!

    Po ne 1997 kush e shpetoi Shqypnine nga zjarri i Luftes Civile qe i kishte vene politika jone kombetare o analisti Andi Bushati?

    sepse:

    Pa nderhyrjen e SHBA askush nga BE-ja nuk do te kishte levizur as gishtin e vogel deri sa shqyptaret te kishin vrare njeri-tjetrin si nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU.

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan vetem sepse prinderit tane besonin tek SHBA me shume se kushdo tjeter me sy mbyllur dhe e donin Shqypnine me nje demokraci si ajo amerikane dhe jo si social-nacionalizmi i Gjermanise se Hitlerit, as si komunizmi i Rusise se Stalinit te themi ty o Andi Bushati, nipcja e Hysni Kapos te Enverit:

    AMAN ME KETE KRENARI DEBILE ENVERISTE!

  12. Ne te vertete SHBA eshte nje makineri teper e sofistikuar dhe arrin ti identifikoje me se miri ,politiukanet qe tentojne “ti fusin thiken pas shpine”: ,sic e theksoi ambasadori delawe ne prishtine parmbreme.

  13. Bushat,ti je njelloj si sperma,qe perparon ,GJITHMONE,ne drejtim te kundert te rrymes.Fatkeqsia,qendron se je nje sperme e infektuar,qe ne embrion(ne gen) dhe nuk ka ,antibiotik qe te te te te dalesh,nga geni.

  14. Bushat,ti je njelloj si sperma,qe perparon ,GJITHMONE,ne drejtim te kundert te rrymes.Fatkeqsia,qendron se je nje sperme e infektuar,qe ne embrion(ne gen) dhe nuk ka ,antibiotik qe te te te te dalesh,nga geni.

  15. O Bushat, kam patur shume respekt per ty, me kane pelqyer shkrimet e tua, por kete radhe e dhjeve boterisht. Cfare i ke keto gomarlliqe qe shkruan!? Po pse ti e karahason Shqiperine me Gjermanine, Angline, Francen apo vendet e tjera qe votuan PRO??!! Ku kane nevoje ato vende per SHBA-ne? Jane pikerisht ato vende qe e bene Shqiperine tone copa-copa dhe ne 1920 donin ta benin therrime fare. Ishte SHBA ajo qe e ndaloi. Kosova do te ishte bere kahsapane po te mos kishin nderhyre ushtarakisht SHBA. Mosmirenjohja eshte virtyti me i shemtuar i komunisteve. A nuk eshte ambasadori LU dhe SHBA qe e mbajten ne kembe qeverine Rama 1 dhe i dhane pushtetin Rama2???!!! O Bushat, e paske gelltitur edhe ti corben e prishur te Rilindjes!!!! TURP

  16. Ky qendrim teper subjektiv e i dyshimte qe Bushati ka shprehur ne kete shkrim, i ka rrenjet ne formnimin e tij qe ne djep. “Multimiliarderi delirant Trump” cileson ai presidentin aktual te SHBA, i zgjedhur me votat e shumices se elektoratit amerikan. Ka nje “multimiliarder delirant” me emrin Sorros qe eshte pasuruar ne rruge te dyshimte me spekullime ne burse, qe me parate e tij jo te pastra, ndersen pjesen me te madhe te mediave majtiste te botes kunder presidentit Trump. Kush e ka zgjedhur ate te beje politiken e SHBA ? Mbeshtetet kryesisht nga mendesia majtiste ultra liberale ekstremiste. Nese nuk do te kishte arritur puna deri atje, sa me qendrimet e politikes e dipllomacise se dyshimte liberale europiane apo te Obames, ne gadishullin arabik te mos ishte krijuar nje shtet fantazme terrorist islamik, qe u be shkak i miliona viktimave dhe eksodit biblik te arabeve, edhe mund te quhej i dyshimte vendimi i presidentit Trump. Nese presidentet e meparshem amerikane, Klinton, Bush e Obama, nuk i ishin bindur vendimit te Senatit per ta quajtur Jeruzalemin kryeqytet te Izraelit, kjo eshte nje deshmi se ata nuk ju pergjigjen interesave te zgjedhesve te tyre. Kjo pavendosmeri e medyshje e tyre, ne nje fare menyre i trimeroi ekstremistet islamike per te kaluar deri ne krijimin e shtetit ISIS. Z.Trump eshte deklaruar haptazi publikisht per zgjidhjen e problemit te krijimit te shtetit palestinez, por kjo nuk ka sepse te kushtezohet me Jeruzalemin. Ju pergjigj mire ai pretendimeve te presidentit aktual francez Makron, se meqe Parisi ka me shume myslimane se Jeruzalemi, mos duhet ta konsideroje ai kreqytetin e Frances si nje qytet te hapur multifetar ? Po e njejta histori eshte edhe me Londren e kjo histori po vazhdon edhe me metropolet disa milioneshme europiane, ku perberja demografike po shkon drejte shumices se banoreve emigrante afro-aziatike. Cfare do te shkruante Bushati, nese “metropoli” shqiptar, Tirana, do te popullohej me nje shumice te madhe myslimanesh arabe e afrikane ? Apo teoria marksiste e globalizmit komunist do ta justifikonte kete ? Eshte tashme e vertetuar me fakte, se zhvillimin me te madh ekonomiko-kulturor, e paten ato vende qe vendosen sistemin e konkurences se lire kapitaliste e qe bota te ece perpara ne menyre globale, eshte konkurenca e lire edhe midis vendeve, celesi i zhvillimit. Me kete nuk nenkuptoj hegjemonine e vendeve te fuqishme ndaj vendeve te varfra, por shkembimin e ndershem te vlerave e mallrave por edhe perqafimin e sistemit me te suksesshem, qe rezultoi te ishte sistemi demokratik kapitalist. Padyshim qe edhe ky sistem ka pasur dobesite e tij, por nese luftohet per persosjen e ligjshmerise ne cdo vend, e gjithe bota do te ece me hapa me te shpejta ne drejtimin e duhur te zhvillimit. Dikur nepermjet kolonizimit, vende europiane te zhvilluara shfrytezuan afrikanet si skllever per te punuar ne fermat e tyre. Sot pranohet emigracioni masiv si nje forme e sofistifikuar e po ketij shfrytezimi te krahut te lire te punes duke e paraqitur si solidaritet njerezor.

  17. o bushat që ke shkruar për huçkur brekësh këpucë e për çdo gomarrllëk të ramës!
    përse nuk thu ndonjë gjë për atë marrveshjen e varreve??
    përse nuk thua ndonjë gjë për nënshtetësinë e janullës??
    apo thjeshtë je duke hetuar??
    apo thjeshtë janë veprime të drejta,si nga rama dhe nga meta??
    mua personalisht,por mendoj se dhe masës idiote(pa thonjëza)shqiptare,do të na pëlqente të lexonim diçka!!
    ndoshta thejshtë për të na ndriçuar!!thjeshtë për të na thënë “kanë të drejtë”!
    për të na bindur ju gjithollogët se kreu i shtetit nuk po na tradhëton!!
    çthotë gjyshe vitoja,ish partizanja që u dekorua,apo thjeshtë nuk i funksionon më,seniliteti ka bërë të tijin??
    sepse për gjysh hysniun,ma merr mëndja se turrjelë është bërë në varr!
    apo plani është i tillë që të mos zihet në gojë kjo punë!!harrohet më shpejt??
    a ju jeni të zënë të gjithë për koqesh!!
    ju nuk jeni gjë tjetër veçse fenomeni i quajtur “braçe”ose “oketa”!!
    ju kritikoni për cingri mingri,kurse kur flitet për tradhëti!?
    në mos e mbroni,të paktën heshtni!!

    për komentuesit!!
    shkruani e shkruani debilllëqe,kritika e mburrje për bushtatin,por askush nuk shikon që tjetër gjë po na grryen!!
    të tjra probleme janë madhore!janë ato për të cilat këta bastardë nuk e hapin gojën!!

  18. A.Bushati , Lubonja , Rama,Meta, Berisha ,Basha,Nishani, Kryemadhi & kompani ; Jane anti-Amerikane, per parimet e saje ,per te drejtat,per drejtesine , per ligjet ,per lirine dhe demokracine e saj .
    Keta persona jane per Ameriken vetem per interresat e tyre personale , e sidomos jane pro dollarit,se per te tjerat zemren e kane ne Turqi .

    Kjo situat e ka logjiken e saj per sa po shohim tash 27 vjet ; Keta kane bindjet e tyre poshteruese e shfrytezuese qe kane lidhje direkte me ideologjin e padiskutueshme ne diktaturen komuniste ; Elita e sotme politiko-ekonomike-financiare eshte pjelle e diktatures.(Katovica e Ramiz Alis, ka qene fatkeqsia e shqiptareve ,pra kalimi i pushtetit politiko- ekonomik nga etrit komunista tek “bijet demokrat”.)
    Mirpo cikli i mentalitetit postkomuniste, perçaj ,sundo , vjedh ,mashtro eshte ne fundin e saje.
    Sot kasta e kalbur nga korrupsioni po lufton Ameriken per te mbrojtur pasurine e vjedhur me demodiktaturen.
    Kleptokracia me injorancen e saj po rresiston ,ajo ka shume leva, nder mè kryesoret jane medjat .
    E dini ju se analiste-gazetare shqiptare paguhen dyfishi i gazetareve Amerikane.
    E dini ju se ne kemi gazetare milioner ne euro si Alfred Peza , dhe ka shume te tjere te korruptuar qe nuk dihen publikisht .Keta profesionistè shiten ne tregun e se keqes per ti shperlare trurin shqiptareve me njemije rrena e mashtrime! Me kujtojne gazetari Bashkim Zeneli ne vitet 91 -92 qe mbronet nje gje te vdekur Ramiz Alin.
    Shikoni Lubonjen , Bushatin , Syri. net, etj ,etj,ne analiza, “lajmet” e tyre; Te gjithe luftojne direkt , rreformen e drejtesise , Ambasadoret Lu , Vlahutin, Kryeprokuroren Marku , Europen ,SHBA; Dhe e gjithe kjo behet per te ruajtur rregjimin e kleptokracise ,nje forme tjeter e diktatures per te shtypur e vjedhur shqiptaret ,si tash 74 vjet.
    Sot medja , analistet po luftojne per rrotazionin e kastes, si “shpres” per “ndryshim” , gjithnje me “shpresè” se nuk do te vjedhin perseri keta hajna . Keta analiste “Luftojne” Ramen si i korruptuar qe te vije ne pushtet Basha- Kryemadhi si hajdud , per te vjedhur perseri me grupet e tyre , pastaj do te luftojne Bashen – Kryemadhin si te korruptuar, per te sjelle ne pushtet Ramen o Veliaj+Meta , te gjithe hajduda . Kjo loje ka 27 vjet, dhe per keta gazetare do te vazhdojne me qindra vjet !
    A.Bushati ,Lubonja,etj nuk duan drejtesi per hajdudat Rama,Berisha,Basha ,Meta qe te shkojne ne burg , nuk duan rendin prendimore me zgjedhje te lira, dhe prosperitet ekonomik per shoqerin shqiptare ; Se dihet keshtu mbaron filmi Tomi & Xherri , ose trazicioni i krimit siç e quan kasta.

    Sot eshte lufte per te ruajtur rendin e vjedhjeve, krimet e diktatures komuniste , krimet postkomuniste, keshtu keta gazetare mercenare mbushin xhepat me miliona euro si sherbetor te denje , tashme pjestare ne mashtrime e vrasjen e shpreses te Shqiptareve!
    Ne pame nje skene poshtèrim ne parlamentin shqiptare .
    Kush e beri kete poliaçate ,nje hajdude si( Kryemadhi-Meta), Sali Berisha , Basha qe akuzohen per korrupsion.
    Te korruptuarit per ti shpetuar burgut duan te djegin shqiperin,sigurisht me dakordin e fshehte te Edi Rames , por deshtuan.
    Ketu kuptohet se Prokurorja Marku eshte jashte kontrollit te kastes ,por me mbeshtetje Amerikane ,Europjane.
    E njejta gje po ndodhe ne Kosove.I pate puçista ne aksion kunder drejtesise , deshten te izolonin Kosoven ne arenen nderkombetare per interresa personale, po deshtuan!
    Kujtohuni mire , se nuk ekziston demokraci as liri :Pa te verteten,pa drejtesi, pa te drejten e prones , pa zgjedhje te lira , pa pune ,pa pasuri dhe mireqenje per te gjithe !
    Gezuar Krishtlindjet!!!

  19. “Kyt” padrejtesine e “hajnave politikaj” shqiptare, do ta zgjidhe vetem i biri i Kico Ngjeles, te cilit i ka djegur shpirti per Ameriken qekur lindi. Ai frymezon “pronaret e ndershem” per drejtesi amerikane, qe nuk ju a mban te shkojne ne SHBA se i “ze” aeroplani e fluturojne me qejf te madh per ne Stamboll.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *