Nëna, Laureta Beqiri dhe gjyshja Fife Rexha kanë reaguar pas ndarjes nga jeta të djalit të tyre Florenc Beqiri në një spital të Francës. Nëna e tij rrëfen mes lotësh se ka dyshime se Florencin e ka vrarë policia franceze ose të burgosurit.
Ajo thotë se Florenci ka qenë rreth një muaj në burg dhe hera e fundit kur ka folur me djalin ka qenë data 8 dhjetor. Me pas njëherë familjarët kanë folur me një polic të burgut i cili i ka thënë Florenci ka shkuar i dhunuar në spital.
Nëna e Florencit shprehet se burri i saj e ka gjetur djalin të dhunuar në spital, me tela ne mish. Familjaret kanë dyshime se mjeket francez i kanë hequr tubat e oksigjenit, ndërsa edhe gjyshja e tij dyshon se është një vrasje në bashkëpunim mes policisë dhe spitalit për të fshehur ngjarjen. Familja Beqiri nga Shkodra kërkon drejtësi dhe të zbardhet ngjarja. Po ashtu i bën apel shtetit që të sjellin trupin e Florencit sepse s’kanë mundësi ekonomike.
Nuk do ishte keq ti kontrollonit njehere organet atij te gjorit, nese i mungon ndonje veshke. Zakonisht keto gjera ndodhin te planifikuara kur ka kerkese per organe. Sic duket ne foto, eshte trup i shendetshem dhe i ri. Ngushellime familjes.