• |
ide | kryesore

Saga e përgjakjes së familjes Çapja në Elbasan

Lajme, Të fundit



Atentati i kësaj të shtune në në afërsi të banesës së familjes Çapja riktheu edhe një herë në vëmendje konfliktet e përgjakshme të këtij fisi në Elbasan. Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 2005, kur u vra Sokol Çapja në një lokal në qendër të Elbasanit. Shkak u bë një sherr në një lokal nate mes Sokol Çapjes dhe Dritan Shemes. Fadil Mema, daja i Dritan Shemes, ndërhyri për të shuar konfliktin duke pajtuar të dyja palët dhe duke garantuar se nuk do të kishte përshkallëzim të sherrit. Por pak kohë pas përplasjes, Sokol Çapja u ekzekutua.
Si të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, Dritan Shemen (nip i Fadil Memës), si dhe Gentjan Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Beqiri u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen, ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie.

Ai u vra më 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy persona iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentjan Beqiri. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiri.

Pas kësaj ngjarjeje u gjet i vrarë brenda në mjetin e tij, në afërsi të një lokali në lagjen “28 Nëntori”, Sajmir Beqiri, vëllai i Gentjanit, babai i tre fëmijëve. Për të tria vrasjet e ndodhura në familjen Beqiri, policia nuk ka ende një autor.

Ne fund te qershorit te vitit 2017 Arben Beqiri dhe vëllai i tij, G. Beqiri, 49 dhe 60 vjeç, i kanë shpëtuar atentatit me armë zjarri teksa punonin në punishten e tyre. Ata morën vetëm disa plagë të lehta si pasojë e përplasjes me objekte të tjera gjatë përpjekjeve për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.

Më e rënda është ngjarja e janarit 2016 ku mbetën të vrarë në një lokal 3 pjesëtarë të fisit Çapja. Mes këtyre ngjarjeve ka pasur edhe disa raste të tjera si ajo e përplajses së tyre me një patrullë policie të veshur civilë.

SAGA E VRASJEVE

26.12.2005 vritet Sokol Çapja
28.05.2006 vritet Ardian Ibrahimi
15.08.2012 vritet Gentian Beqiraj
15.08.2012 vritet Nezir Beqiraj
16.08.2012 plagoset Fadil Mema
13.03.2015 vritet Fadil Mema
03.02.2016 vritet Eno Badelli
03.02.2016 vritet Adrit Sinakolli
03.02.2016 vritet Agron Çapja



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *