• |
ide | kryesore

Sulm me armë mbi fisin Çapja në Elbasan (VIDEO)

Kryesore



Elbasani nuk po gjen qetësi nga përplasja mes bandave kriminale. Sot raportohet për një tjetër atentat ndaj fisit Capja, por deri më tani policia nuk konfirmon për viktima apo të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Emin Matraxhiu’. Të shtënat me armë kanë cuar aty forca të shumta policore dhe grupin hetimor, që kanë konstatuar se

“Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve. Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thotë policia përmes një njoftimi.

Në vitin 2016 u ekzekutuan katër persona nga fisi Capja në Elbasan. E gjithe historia e gjakderdhjes mes dy fiseve nis në dhjetor të vitit 2005 kur tre persona të maskuar vranë brenda ambienteve të një lokali pranë Universitetit të Elbasanit 33-vjeçarin Sokol Çapja.

Pas vrasjes së Sokol Çapjas, në këtë seri të gjatë vrasjesh do të përfshiheshin tetë familje. Fill pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit.

Konflikti vazhdon edhe sot në Elbasan, ndërsa autoritetet shtetërore duket se e kanë humbur betejën për të vendosur qetësinë në këtë qytet dhe paqen mes dy fisive. Atentati i sotëm është vetëm një prej shumë të tjerëve që janë kryer përgjatë 15 viteve.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *