• |
ide | kryesore

Të dhënat/ ‘Bumi’ i koncesioneve, kompanitë rrisin fitimet në disa miliarda në vitin 2016

Lajme, Të fundit
Deshtojne-negociatat-me-koncesionarin-e-Rinasit.jpg



Përpos debate dhe akuza të shumta për koncesionet, këta të fundit po korrin fitime të mëdha. Kështu norma e fitimit e koncesioneve në vend, në pjesën më të madhe, luhaten nga 30 në 60%. Kompania që kryeson është Tirana International Airport, me 2.3 miliardë lekë fitime në vitin 2016. Më pas vjen Aleat, që ka me koncesion prodhimin dhe shpërndarjen e pasaportave, me 1.1 miliardë lekë fitime, ndonëse me rënie në raport me një vit më parë.

Norma e fitimit në 2016-n ishte sërish e kënaqshme, prej 38.5%. S2 Albania, kompania që po zbaton marrëveshjen koncesionare për skanimin në dogana, ka deklaruar në tatime të ardhura prej rreth 1.5 miliardë lekësh për vitin 2016, apo 11.3 milionë euro. S2 Albania ka deklaruar në 2016-n fitime, që arritën në 459 milionë lekë (para taksave), ose rreth 3.4 milionë euro, me një normë kthimi prej rreth 30%, duke iu shtuar në këtë mënyrë listës së koncesionarëve që kanë norma të larta fitimi.

Në listë janë dhe koncesionarët e energjisë, Energija D.O.O Veternik, GJO-SPA POËER dhe ALB-ENERGY. Koncesionari me normën më të lartë të fitimit është GJO-SPA POËER, me 64%. Përfitueshmëri të lartë kanë dhe operatorët që ofrojnë shërbime portuale, përkatësisht Anijet e Shërbimit Detar (59%) dhe Durrës Container Terminal (34.4).



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *