• |
ide | kryesore

Adi Krasta befason Jonida Shehun: A të kanë ngacmuar seksualisht në punë?

F1, Paparazzi

Moderatores Jonida Shehu i erdhi e papritur pyetja e Adi Krastës në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH, nëse e kishin ngacmuar ndonjëherë seksualisht në punë. Jonida mohoi t’i ketë ndodhur diçka e tillë, megjithëse ka një eksperiencë të gjatë ne median televizive.
Por për ta shmangur një përgjigje tërësisht klishe, siç ndodh në këto raste moderatorja tha se kjo i kishte ndodhur një shoqes së saj.
“Shoqja” kishte ndarë me Jonidën eksperiencën e saj të ngacmimit seksual nga shefat, duke i rrëfyer tronditjen dhe ankthin që i kishte shkaktuar shefi i saj. Jonida rrëfeu se shoqja e saj ishte ankuar për ngacmimet seksuale, por në vend të largohej shefi, ishte larguar nga puna vajza e ngacmuar seksualisht. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu