• |
ide | kryesore

Edhe Haredinaj me kunj. Ne do të votonim si Trump për Jeruzalemin

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, për të votiar kundër Amerikës dhe njohjes së Jeruzalemit nga Donald Trump por nga ana tjetër 1deklaroi se vota e Kosovës do të ishte në një linjë me SHBA-të, nëse shteti i tij do yë ishte anëtar i OKB.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër. Si.për ta bërë më të fortë reagimin e tij ai evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Reagimi i Haradinajt vjen menjeherë pas atij të presidentit Thaçi që gjithashtu kishte deklaruar një votë hipotetike pro Amerikës (lexo poshte). Nuk duhet harruar se vetë diplomatët amerikanë në dokumentat e zbuluar nga wikileaks theksonin me ironi se Thaçi është nga ata që bën për Amerikën më shumë sesa i’u kërkohet.

 



2 Comments

  1. Pse duhet tw servilosen pas vensimet e nje te marri. Vete Amerika eshte e ndare ne kete ceshje dhe vendimi eshte marre teresish personal nga Trump per te hequr problemet bga ceshja ruse.

  2. “Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, – Me falni ku eshte kunja ketu ? Mos e devijoni temen dhe ti bini atyre qe keni qef per shkak te ndonj inato personal ju Bushati-Shkullaku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *