• |
ide | kryesore

Fitimet nga KUMARI kapin rekordin, për vitin 2017

Kryesore



Pronarët e kazinove janë njerëzit më fatlumë nga lojërat e fatit. 2017 ka qenë një vit i mbarë për kompanitë e tyre, si asnjëherë në të kaluarën. Për herë të parë, në listën e 10 bizneseve më fitimprurëse në Shqipëri këtë vit, renditet një kompani e lojërave të fatit. APEX e sheh veten në elitën e biznesit shqiptar, me fitime prej 1.3 miliardë lekësh, 22% më shumë se vitin e kaluar. Apex nuk është e vetmja me fitime kolosale. VLT Albania, Regency International Casino Tirana, Astra Albania dhe Adriatic Game kanë deklaruar qindra miliona lekë fitim të renditura si më poshtë:

Apex, fitimi 1.3 miliardë lekë
• VLT Albania, 450 milionë lekë fitime, me një normë kthimi prej 42%
• Regency International Casino Tirana dyfishoi fitimet në 445 milionë lekë, me një normë fitimi prej 31%”
• Astra Albania raportoi fitime prej 557 milionë lekësh, me një normë prej 27%.
• Adriatik Game, fitoi 353 milionë lekë me normë më të ulët, 17%

“Përpjekjet e qeverisë për t’i dhënë fund marrëzisë së lojërave të fatit në fund të vitit 2014, menjëherë pasi qeveria e re erdhi në pushtet, vetëm sa u kanë shtuar më shumë fatin kompanive, duke e shndërruar atë absolutisht në një ndër sektorët më fitimprurës në vend” shkruan Monitor, që ka nxjerrë listën e këtyre bizneseve.

Konferencat në kryeministri dhe replikat në parlament të Edi Ramës për këtë temë janë ende të freskëta në memorje. Me vendosmërinë e një misionari Rama bëri deklarata të tipit: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar” apo “ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”.

Katër vite më pas, do të qe naivitet të mendohej se “Marrëzia e fundit” ishte një aksion i dështuar i Ramës. Shifrat e fitimit të kazinove janë dëshmi kokëfortë se 6 mijë policë që shkatërronin makinat e kumarit u përdorën për fasadë. Pas tyre fshihej qëllimi i vërtetë por i pathënë, që ishte goditja e kompanive për të kontrolluar tregun. Në këtë llogjikë, “Marrëzia e fundit” qe i suksesshëm dhe rezultoi një situatë “ëin ëin”, si për kompanitë, ashtu edhe për qeveritarët që kanë dalë fitim, madje me fitime rekord.© Lapsi.al



3 Comments

  1. Ai prandaj e beri kete, oligopol te lidhur me te. Eshte e njejta skeme e Rames… me pak aktore ne treg, cmime te fiksuara, me lehtesisht te kontrolluar nga qeveria….ose shanazhuar… me shume te ardhura per kompanite…me shume valixhe per Ramen…. win win… nderkohe populli dele socialist edhe b..ar ha edhe partine nuk e tradhton…..

  2. Besoj se ka lidhje me dy gjera;
    Parate e droges te cilat jane pastruar aty per di kanalizuar metej ne investime legale dhe pastrimi i parave te politikaneve, te gjykatese apo prokuroreve te korruptuar.
    Te gjitha kane kaluar ne lavatricen e ketyre kompanive.Shumen e nxirrni vete sa eshte pastruar.
    Mjere populli qe i ha keto perralla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *