• |
ide | kryesore

Masakroi me çekiç babain, çfarë dëshmoi 28 vjeçari në polici

Lajme, Të fundit

Selman Alija, nga Shkoza u arrestua për vrasjen e të atit, Faikut, 74 vjeçar. Dy ditë më parë ai ishte grinfur me të atin në oborrin e shtëpisë dhe më pas të dy kishin ikur nga shtëpia. Prej dy ditësh i moshuari nuk ishte kthyer në shtëpi dhe ka qenë djali i vogël i familjes që lajmëroi policinë. Gjatë marrjes në pyetje 28 vjeçari, Selman Alija tha se nuk e dinte ku ishte babai i tij, por duke qenë se ai dha disa versione të asaj që kishte ndodhur më pas, u arrestua nga policia.
“Selman Alija pasi ka kryer veprimet e sipercituara, ka ngarkuar trupin e pajetë të babait të tij F. A., në automjetin Volksvagen, dhe e ka hedhur trupin e viktimës në liqenin e Farkës.
Nga ana e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur gjetja e kufomës dhe transportimi pranë ambienteve të Insitutit të Mjeksisë Ligjore , për kryerje të veprimeve të mëtejshme.
Po kështu, është mundësuar gjetja dhe sekuestrimi i mjetit tip “cekiç”, me të cilin dyshohet se është kryer kjo veper penale” thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu