• |
ide | kryesore

Politika nis sherrin mbi trupin e pajetë të Florenc Beqirajt

Lajme, Të fundit



Ende pa mbërritur në shtëpi trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, nisin në Tiranë grindjet dhe deklaratat politike për vdekjen e tij. Ngjarja provokoi protesta qytetare dhe ndërsa zbulohen detaje të reja, vijnë edhe reagimet e para politike.
I pari që kërkoi një reagim më të fortë nga shteti shqiptar ishte Lulzim Basha. Sipas tij, përgjegjës është direkt për faqtkeqësinë është kryeministri Rama.
“Shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve” , shkroi ndër të tjera Basha në reagimin e tij të parë.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ngushëlloi familjen përmes këshilltarëve. Në takim me nënën e Florenc Beqirajt u dha premtimi se Meta po bën përpjekjet për ta sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri.
Të njëjtën nismë për sjelljen e trupit të Florencit në Shqipëri e ka ndërmarrë edhe Ministria e Jashtme, me anë të ambasadës tonë në Francë.
“Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri” thuhet në një njoftim të ministrisë për mediat.
Pas kësaj kakofonie të krijuar mbi trupin e Florenc Beqirajt, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e pa të udhës të shpërndajë edhe një thirrje për aktorët politikë, që “të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie”.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *