• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën e moshuara, në gjendje kritike dy të rinj shqiptarë

Lajme, Të fundit



Një i vdekur dhe tre të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në  Itali, mes tyre dy shqiptarë. Ngjarja e rëndë ndodhi  dje rreth orës 17:30 në Forli.

Në aksident u përfshinë dy automjete, një ku udhëtonte viktima, Giuseppina Antonietta Magnogna, 77 vjeçe dhe burri i saj, i cili mbeti i plagosur, ndërsa  është përplasur me një ‘Volvo Station Wagon 70’, ku udhëtonin dy shqiptarë.

Në vendin e ngjarjes mbërritën 3 ambulanca si dhe policia e zjarrfikësja. Gruaja humbi jetën në vend, ndërkohë që të plagosurit u transportuan në spital.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *