• |
ide | kryesore

“E përkohshmja” Arta Marku zbulon misionin e Rilindjes në Prokurori

Kryesore



Për të treguar se Arta Marku nuk do përdorej për t’i bërë presion prokurorëve që hetonin dosjet e nxehta të Rilindjes, deputetët socialistë e minimizonin rolin e saj në krye të organit të akuzës.

U tha se Arta Marku do të ishte një drejtuese thjesht kalimtare në Prokurorinë e Përgjithshme, një administratore e përkohshme, deri sa të krijohej Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Premtuan se do të qëndronte në detyrë vetëm 1 muaj, se ajo nuk kishte kompetencat për të shkarkuar askënd dhe se prokurorët janë zotër të çështjes që hetojnë, ndaj askush nuk kishte kompetencë t’i ndërhynte në hetime.

Si qershi mbi tortën që gatoi Rilindja, rrinte padurimi i Donald Lusë për ta zëvëndësuar sa më shpejt Adriatik Llallën. Rilindja e përdori bekimin e ambasadës amerikane si mburojë, përballë akuzave për bllokimin e KLP-së, për ndërprerjen e mandatit të Llallës dhe për antikushtetuetshmërinë e procesit.

Dyshimet se me këto argumenta, socialistët po i hidhnin hi syve shqiptarëve nuk zgjatën më shumë se një javë, që nga dita që Arta Marku hyri në zyrë.

Misionin që i kishte ngarkuar Rilindja, Arta Marku e zbuloi me lëvizjen e planifikuar të drejtuesve të prokurorisë në qytetet kryesore.

Furtuna e pritshme në prokurori është prova më e qartë dhe e prekshme se, çfarë e solli në detyrë Arta Markun nuk ishte një mekanizëm zhbllokues i Reformës në Drejtësi, por frika e Rilindjes nga dosjet e Krimeve të Rënda. Atje ku ngjizet misioni për të cilin është zotuar para 69 deputetëve të Rilindjes, e përkohshmja Arta Marku.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra



2 Comments

  1. Homologen perpara kesaj k/prokurore kur kerkoi te zbatonte ligjet e shtetit e etiketuat lavire bulevardi.
    Si politikanet me te pacipe, e me te ndyre te hitorise te ketij kombi, cfare etikete do t’i vendosni kesaj te fundit!?

  2. Fake news… Fake news… Si ka mundesi qe genjeni kaq shume. Si nuk ju vjen turp.
    Me kujtoni propaganden e pameshirshme , denigruese dhe shume te ulet te sigurimit te shtetit te enverit.

    Une jam e persekutuar dhe e di se cdo te thote ta besh shpifjen pjese te propagandes tende politike.

    Maskarenj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *