• |
ide | kryesore

Kulisat/ Ç’ndodhi mes Top Channel dhe Sokol Ballës?

Kryesore, Lajme



Të gjitha mediat online kanë vënë re me bujë se drejtuesi i emisionit “Top Story”, Sokol Balla, ndryshe nga normalisht, nuk morri pjesë në këngën tradicionale të fund vitit në Top Channel. Burime nga ky televizion bënë me dije për Lapsi.al, se organizatorët kishin marrë porosi të veçantë të kujdeseshin që si Filip Çakulli, po ashtu edhe Balla të ishin patjetër në këtë eveniment që afishon ikonat e TV më të madh në vend. Por ndërsa Çakulli edhe ai në një krisje të thellë me drejtuesit e televizionit, e ka pranuar me gjysëm zemre ftesën – urdhër, Sokol Balla e ka refuzuar atë.

Dhe kjo jo për një kapriço të gazetarit.

Konflikti është më i thellë.
Media online Dritare.net që i referohej burimeve të brendshme të Topit, njoftonte sot se krisja midis Vjollca Hoxhës dhe Ballës kishte ndodhur direkt pas emisionit ”Top Story” në shtëpinë e Saimir Tahirit. Për atë intervistë, Balla mori shumë kritika në publik se u tregua tepër i butë me ish ministrin e Brendshëm dhe i la atij pa i bërë pyetjet themelore. Pikërisht ky raeagim ka ndezur ndoshta paranojën e theksuar që mundon prej kohësh Vjollca Hoxhën, e cila ka bindjen se figurat kryesore të Top Channel e tejkalojnë atë, për të bërë lidhje të drejtpërdrejta me politikanët më të lartë në vend. Në më shumë se një rast burime të Topit pretendojnë se znj Hoxha është ankuar pranë miqve të saj të afërt, se ajo nuk përfillet nga Edi Rama për arsye se ai ka vendosur lidhje direkte me vartësit e saj në këtë tevevizion. “Unë nuk po përfitoj dot aq shumë sa Sandri i Klanit për arsye se unë nuk i kam në zap ushtarët e mi”, besohet se është makthi që e mundon trashëgimtaren e kësaj perandorie mediatike.

Dhe në këtë sfond, intervista e Sokol Ballës me Saimir Tahirin, ka qenë me sa duket kupa që ka derdhur gotën. Kjo gjë u pa menjëherë edhe në ndryshimin e politikës së televizionit. Përpos shkarkimit të Ballës nga Drejtor i informacionit, menjëherë pas këtij emisioni, Topi filloi edhe sulmet kundër Tahirit. Ai transmetoi dy tre kronika të forta kundër ish ministrit të Brendshëm, ndonjërën prej tyre të propoganduar me shumë bujë por të pa mbështetur në fakte.

Megjithëatë version zyrtar që drejtuesit e Top Channel dhanë në atë kohë për Lapsi.al ishte: “Sokol Balla do të largohet nga lajmet, por ai do të vazhdojë të jetë drejtues i “Top Story”, emisionit që e drejton prej një dekade.

Por, me sa duket një zgjidhje e tillë, që cënonte si egon po ashtu edhe ambicien e tij profesionale, nuk i ka pëlqyer Sokol Ballës. Menjëherë ai ka filluar kontaktet për të braktisur Top Channel. Burime të Lapsi.al flasin për një marrëdhënie në fazë të avancuar me vëllezërit Dulaku, pronarë të Vizion Plus. Burime nga kjo media, që është me diferencë të theksuar nga Top Channel në audience, flasin për një drekë të disa ditëve më parë ku mes pronarëve të Vizionit dhe Ballës është arritur marrëveshja përfundimtare. Në këtë drekë, ku ka qenë prezent edhe një drejtues tjetër i një emisioni të rëndësishëm në Top Channel është vendosur që Ballës t’i bëhet gati studioja televizive për në janar.
Ende nuk dihet se sa herë në javë është propozuar të jetë emisioni i Ballës dhe çfarë ditësh (kur dihet që Vizion Plus ka tashmë dy emisione politike, Rudina Xhunga të hënën dhe Aleksandër Furxhi të premten). Por një gjë është e qartë: palët janë në pikat e fundit të diskutimit të marrëveshjes. E këtë gjë e konfirmon edhe fakti se si kurrë ndonjëherë më parë, Sokol Balla, refuzoi të vinte fytyrën e tij, në këngën e përvitshme të Top Channel.
©Lapsi.al



6 Comments

  1. UNE NUK KUPTOJ ÇFARE KA KY SOKOL B (P) ALLA TE VEÇANTE PERVEÇ AFTESISE QE DI TA SHES VETEN
    SHUME ME SHTRENJTE SESA VLEN NE TE VERTETE. KA QENE NJE GAZETAR MEDIOKER KULTURE DIKUR,
    ESHTE NJE QENIE PERVERSE QE E KA DESHMUAR EDHE ME VIDEON E FAMSHMEM DHE NJE MODERATOR PA ASNJE AFTESI TE VEÇANTE PROFESIONALE, QE NJESOJ SI FEVZIU DINE TE MBLEDHIN CA GJITHOLOGE RRETH TRYEZES DHE TI LENE TE KUVENDOJNE PER QEJF TE VET. KAQ ASGJE ME SHUME NUK BEN. AH PO DI DHE TE PERFITOJE GOXHA NGA SHFRYTEZIMI I PROFESIONIT.
    EMRIN ATIJ IA DHA QENIA NE TV TOP CHANNEL DHE KETE NUK DUHET TA VERE NE DYSHIM ASKUSH, JO TEK TELEVIZIONI ANEMIK VIZION + TE SHKOJ AI POR EDHE TEK KLANI KURRE NUK KA PER TE QENE AI QE KA QENE: NJE I PAAFTE QE FALE ATIJ EKRANI MORI PERPJETE PAMERITUESHEM.

  2. Sado emisione politike te beje e kudo qe ti beje, kurre nuk do me pelqeje me shume se kur nxorri karin e madh me bole dhe bythen me lesh ne cam

  3. Me falni, po pse eshte kaq lajm i madh kariera personale e Sokol Balles? Lapsi sikur ka nje obsesion me ate c’ka po ndodh brenda Top-it, fobite e Vjollces, apo cfare tjeter ndodh aty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *