Një biznesmen në Fier ka përfunduar në pranga, pasi ka thyer masën e “arrestit të shtëpisë” dhe ka goditur me grusht një vajzë 28-vjeçare. Policia e Fierit bën me dije se ka ndaluar një ditë me parë shtetasin O.H, vjeç 36, banues në Fier.
“Më datë 24.12.2017, u ndalua shtetasi O.H, vjeç 36, banues në Fier, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi në lagjen “8 Shkurti”, është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka goditur me grusht shtetasen O.A, vjeç 28, banuese në Lushnje. Nenet 323/1, 321/1 e 90 të Kodit Penal”- njofton policia.
Orvel Hebeje është emer i njohur për policinë, pasi në 2014 u arrestua pasi në kamionet e firmës së tij ishin transportuar 59 kg heroinë drejt Turqisë.