• |
ide | kryesore

Vdekja e Florenc Beqirajt, hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e Policisë Franceze

Lajme, Të fundit



Të shumta kanë qenë reagimet pas vdekjes tragjike të 23- vjeçarit nga Shkodra Florenc Beqirajt pas qëndrimit të tij disa ditë në koma në Marsejë të Francës. Pas homazheve të djeshme që u mbajtën në Tiranë, ku disa qytetarë me foto të Beqirajt kaluan edhe para ambasadës franceze dhe kërkuan drejtësi, vjen reagimi i grupit të hakerave “Anonymous Albania”. Ky i fundit ka sulmuar faqen zyrtare të policisë së shtetit francez, në shenjë revolte për vdekjen e shqiptarit.

Faqja zyrtare online e Policisë Franceze pas sulmit të hakerave nuk ishte e disponueshme. Ndërkohë, në seksionin e komenteve, njëri prej komentuesve pyet Anonymous Albania nëse do të sulmojnë dhe qeverinë shqiptare, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet se kjo do të ndodh shumë shpejt. Kujtojmë se autoritet franceze pohuan se i riu kishte tentuar t’i jepte fund jetës, ndësa familjarët dëshmojnë se atë kanë tentuar ta vrasin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *