• |
ide | kryesore

Vota kundër/ SHBA ‘hakmerret’ ndaj OKB-së, i redukton financimin me 285 milion dollarë

Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘hakmerren’ ndaj OKB-së pas dështimit në votimin e javës së kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit. Misioni i SHBA-së në OKB ka bërë të ditur dje se ka vendosur të reduktojë me 285 milion dollarë financimin për Organizatën.

Joefikasiteti dhe tejkalimi i Kombeve të Bashkuara janë të njohura mirë. Ne nuk do ta lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të përfitohet ose të mbetet e pakontrolluar. Kjo ulje historike e shpenzimeve – përveç shumë lëvizjeve të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshme – është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ndërsa ne jemi të kënaqur me rezultatet e negociatave buxhetore të këtij viti, mund të jeni të sigurtë se do të vazhdojmë të shikojmë mënyrat për të rritur efikasitetin e OKB-së duke mbrojtur interesat tona“, – tha ambasadori Haley.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën financiare për vendet që votojnë rezolutën e OKB-së, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit. Njëri nga vendet që votoi kundër ishte edhe Shqipëria. Nuk idhet nëse masa të ngjashme do të miratohet edhe ndaj vendit tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *