• |
ide | kryesore

Aksident tragjik në Fier, vdes 26-vjeçari (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një 26-vjeçar ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në Fier në afërsi të fshatit Baltëz, ku makina doli nga rruga dhe si pasojë drejtuesi i mjetit humbi jetën.

“Shtetasi J.I, 26 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka goditur betonin e mbikalimit të autostradës. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit”, sqaron policia.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Lapsi.al sjell video nga vendi i ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *