• |
ide | kryesore

Dekriminalizimi/ Rrezikohet mandati i një deputeti nga Peqini dhe një tjetri nga Berati

Lajme, Të fundit



Lapsi.al mësoi se dy deputetët për të cilët Sektori i Dekriminalizimit në prokurori ka kërkuar heqjen e mandatit janë të zgjedhur në Peqin dhe në Berat.
Deri më tani emrat mbahen të fshehtë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, por Lapsi.al mësoi se dokumenti është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, Rovena Gashi, e cila kërkon nga KQZ ndërprerjen e mandatit për dy deputetët. Burimet nga KQZ thanë se dosja sapo ka mbërritur në këtë institucion dhe po shqyrtohet. Dyshohet se deputetët kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit, në lidhje me problemet që kanë pasur në të shkuarën me drejtësinë.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *