• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Kërkohet heqja e mandatit për dy deputetë në KQZ

Lajme, Të fundit



Një dokument i hartuar nga Sektori i Dekriminalizimit në prokurori është dorëzuar sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Lapsi.al mësoi se dokumenti është firmosur nga Shefja e Sektorit të Dekriminalizimit, prokurorja Rovena Gashi që kërkon nga KQZ ndërprerjen e mandatit për dy deputetë. Informacionet janë të pakta për momentin, por burimet nga KQZ thanë se dosja sapo ka mbërritur në këtë institucion dhe po shqyrtohet ende. Bëhet fjalë për një kërkesë në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe mendohet se deputetët kanë gënjyer për të kaluarën e tyre në formularin e dekriminalizimit.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *