• |
ide | kryesore

Haradinaj: Po të pyetesha unë, Albin Kurti do të lirohej qysh sot

Lajme, Të fundit
haradinaj, kurti,



Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë. Kështu mendon kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Haradinaj thotë se po të pyetej ai, ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej qysh sot.

Kreu i Qeverisë e quan të pakuptimtë mbajtjen në burg të tij, ndonëse nuk pajtohet me shumë tema me Kurtin.

“Unë nuk pajtoj që Albini nuk po i përgjigjet Gjykatës, mendoj që është gabim. Por prapë se prapë, është i zgjedhur i popullit, nuk është ndonjë kriminel ordiner. Shpresoj që drejtësia jonë do t’i liroj që t’i presin festat në shtëpi, atë e Donikën..”, është shprehur sot kryeministri i Kosovës.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *