• |
ide | kryesore

Krimet e Rënda shtyjnë seancën për vendimin e sekuestros së pronave të Klement Balilit

Lajme, Të fundit



Ndonëse ishte ishte caktuar sot seanca gjyqësore ku do shqyrtohej ankimimi kundër vendimit për sekuestron e pronave të Klement Balilit, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shtyrë gjyqin. Shkak i shtyrjes është bërë kërkesa e avokatja e familjes Balili, për t’u njohur me aktet në fjalë.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi më 23 nëntor të këtij viti kërkesën e prokurorisë dhe i vuri sekuestro preventive pronave të Klement Balilit, i cilësuar nga mediat greke si Eskobari i Ballkanit. Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve të tij.

Përveç 20 apartamenteve në Sarandë dhe në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive edhe për hotelin “Santa Quaranta”, pronë e vëllait të Klement Balilit. Sipas ligjit antimafia, nën hetim pasuror vendosen edhe të afërmit e të dyshuarit Balili. Klement Balili ka më shumë se një vit në kërkim, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të organizatave kriminale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *